16 të arrestuar për trafikim me armë

Në një operacion të koduar ‘‘Syri’’, Policia e Kosovës ka arritur të vë në pranga 16 të dyshuar për trafikim me armë. Me këtë rast Policia ka bastisur 4 lokacione në rajonin e Prishtinës, 2 në atë të Gjilanit dhe 16 në rajonin e Ferizajt. Sipas policisë gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale: 19 mijë euro para kesh, 3 armë të gjata, 17 armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 2850 fishek te kalibrit të ndryshëm, 20 karikatorë, 1 pasaportë bullgare dhe 3 telefona.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.