Connect with us

Ferizaj

Funksionalizohen 2 pika kontrolli në Jezerc për mbrojtjen e pyjeve

Published

on

Me qëllim të mbrojtjes së pyjeve, në fshatin Jezerc tek ”Bashkimi i lumenjve” dhe në vendin e quajtur “Livadhet e Papazit”, janë vendosur pika kontrolli në të cilat policia do të jetë prezente 24 orë.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami, tha se si pasojë e prerjes ilegale, gjendja e pyjeve në komunën tonë është alarmante, andaj kjo po bëhet për t’i mbrojtur ato nga dëmtuesit.

“Në bazë të raporteve nga terreni dhe në bazë të regjistrimit që kemi bërë gjendja ëshë alarmante, prandaj kjo ka bërë që të vendosim pika kontrolli dhe siç dihet ka qenë premtim elektoral i kryetarit Aliu që mbrojtja e pyjeve do të jetë punë prioritare dhe tani pika është funksionale dhe ka ndikuar shumë pozitivisht në mbrojtjen e pyjeve në këtë rajon”, tha Bajrami.

Drejtori Bajrami, tha se vendosja e këtyre pikave të kontrollit është kundërshtuar fuqishëm nga prerësit ilegal të pyjeve.

“Sikur në çdo drejtim tjetër edhe ndalimi i prerjes ilegale të pyjeve ka pasur rezistencë, ka dëmtues që e shfrytëzojnë pyllin në mënyrë të pakontrolluar dhe në njëfarë mënyre bëjnë biznes, ne jemi të interesuar që prerja e drunjve të bëhet në mënyrë të rregullt dhe pyjet private të jepen në shfrytëzim përmes dokumentacioneve, pra nuk e kanë  dashur këtë pikë të kontrollit dëmtuesit e pyjeve”, tha Bajrami.

U bë e ditur se një pikë e tillë kontrolli do të vendoset edhe në fshatin Burrnik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending