Connect with us

Ferizaj

Sejdiu: Ferizaj me rreth 400 veteranë të rrejshëm

Published

on

Listës së fryer të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i ka shpëtuar as komuna e Ferizajt. Në këtë komunë dyshohet se janë rreth 400 veteranë më shumë sesa numri real. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, tha se numri i veteranëve është rritur dukshëm në Ferizaj, mirëpo krahasuar me zonat tjera komuna jonë qëndron më mirë.

“Nuk ka dyshim se numri i veteranëve është tejet i rritur, ajo çka di unë për zonën operative të Nerodimes menjëherë në fund të luftës kemi pasur një numër prej 2800 veteranë me armë dhe pa armë, por me gjasë tani kur janë dhënë certifikatat e vetranëve ky numër është tejkaluar, edhe pse nuk është shumë në krahasim me zonat e tjera, por për bindjen time janë 300-400 vetë më shumë në komunën e Ferizajt, apo në zonën e Nerodimes”, tha Sejdiu.

Sejdiu thotë se fryrja e listave të veteranëve ka ndodhur nga partitë politike.

“Për bindjen time këtu ka qenë një vendim politik që e ka bërë këtë fryerje të listave, kur është dashur të kaloj ligji për luftën nuk ka pasur vota të mjaftueshme në Kuvend prandaj janë bërë kompromise mes partive politike, ne do ta votojmë me kusht që të futen në listë edhe forcat e rendit si veteranë edhe të ashtuquajturit FARK si veteranë edhe ata të tre përqindëshit, pastaj kanë hy edhe ata të fondit “Vendlindja Thërret” dhe është rritur numri i veteranëve dhe kur e ka pa tani komisioni se janë veteranë që s’kanë qenë në luftë, madje s’kanë qenë në Kosovë fare gjatë luftës dhe tani duket e kanë ulur kriterin. Për të korrigjuar këto lista nëse nuk merret ndonjë vendim politik vështirë se gjykata mund ta bëj punën, prandaj është domosdoshmëri që duhet të bëhet korrigjimi i listave të veteranëve dhe unë e mbështes punën e prokurorit, ne si degë e kemi mbështetur prokurorin në atë vijë dhe ia kemi dhënë të gjithë dokumentacionin që e kemi pasur në dispozicion, prandaj ne jemi këmbëngulës se kjo punë duhet të vazhdohet, prokurori e bëri një pjesë të mirë të punës, por është dashur ta bëj edhe pjesën tjetër të punës, mos të ikë, por ta kryej punën që kishte nisur”, tha Sejdiu.

Ndërsa, Bashkim Fazliu, ish-luftëtar i UÇK-së, thotë se për listat e fryra duhet të reagojnë veteranët e vërtet, në mënyrë që të mos lejohet që njerëzit të cilët nuk kanë dhënë kurrfarë kontributi në luftë të marrin statusin e veteranit.

“Qysh para dy viteve me tu publikuar lista unë kam pasur një reagim ku i kam kualifikuar dy kategori të veteranëve, veteranët e vërtet ku janë në një numër shumë më të vogël dhe veteranët politik ku  dalin në numër më të madh, ku do të thotë se veteranët politik u janë dashur individëve apo partive për vota dhe sigurisht barra i bie komisionit, unë kam thënë edhe për veteranët falso, për të cilët nuk bënë me ju thanë edhe veteranë, pasi është fyerje për dëshmorët e veteranët e vërtet, le të mbledhen të gjithë luftetarët secili me njësi të vetën ku e bëjnë vendin ata që nuk janë kanë në luftë, apo veteranët falso”, tha Fazliu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shtatë muajt e parë të këtij viti për këtë kategori janë ndarë më shumë se 44 milionë euro. Në muajin janar nga kjo skemë kanë përfituar 36,794 veteranë me një vlerë rreth 6.3 milionë eurosh, kurse në muajin korrik numri përfituesve është rritur në 37.771, për të cilët nga buxheti janë ndarë rreth 6.4 milionë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending