Connect with us

Ferizaj

Deri në përmbyllje ”FerFilm” sjell edhe 30 filma

Published

on

Në Ferizaj po vazhdon të mbahet festivali ndërkombëtar i filmit “FerFilm”. Përveç filmave, ky festival ka sjellur edhe mysafirë nga vende të ndryshme të botës.

Njëri nga ta është regjisori nga Izraeli Omri David, i cili në Kosovë ka ardhur për herë të parë. Ai tregon për përshtypjet që po i lë Kosova, për të cilën kishte dëgjuar shumë pak.

“Jam për herë të parë këtu, është shumë e veçantë për mua, unë e kam pritur ndryshe këtë vend dhe në vazhdimësi vetëm po eci, po kam dëshirë të shikoj çdo gjë, të bëj krahasime, madje edhe krahasime me supermarkete, ndërsa më së shumti më ka pëlqy moti, pasi në Izrael është shumë nxehtë, ndërsa për Kosovën kam dëgjuar shumë shumë pak, pasi kam kuptuar se filmi më është pranuar atëherë kam filluar të hulumtoj për Kosovën, ndërsa e kam parë që ka pasur eksperienca të luftës”, tha David.

Filmi i regjisorit nga Izraeli do të shfaqet sonte. Ai shpreson se do të mirëpritet nga audienca.

“Bëhet fjalë për një aktor i cili përmes veshjeve si kloun përpiqet të prezantoj vetën me elemente të voga të cilat përfshin shumë karaktere, ndërsa e di që në këtë festival ka shumë filma, por nuk më pëlqen të bëj krahasime të filmave, por besoj se të gjithë filmat janë të mirë”, tha ai.

Genta Sefa, e cila në këtë edicion të “FerFilmit” është organizatore e debateve, u shpreh e kënaqur me rrjedhën e deritashme të këtij festivali.

“Sivjet kemi pasur një numër pak më të vogël të mysafirëve dhe e kemi pasur deri tani vetëm një debat, por sonte i kemi dy regjisorë, një regjisor nga Izraeli dhe tjetri nga Maqedonia, sonte do të kemi një debat që shpresoj se do të shkojë mirë. Kemi pasur ndryshime të mëdha nga edicionet e tjera, kemi pasur përmirësime të mira, e gjëra që janë përmirësuar nga edicionet e tjera, por prapë se prapë çdo vit ka qenë eksperiencë e mirë”, tha Sefa.

Festivali ndërkombëtar i filmit “FerFilm” do të mbyllet nesër, ndërsa deri në mbyllje nga 90 filma sa kanë qenë,  kanë mbetur të shfaqen edhe 30.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending