Connect with us

Ferizaj

Banorët e Mirosalës ankohen për shpërfillje nga komuna

Published

on

Rruga kryesore e fshatit Mirosalë vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Që nga hyrja në fshat e deri tek shkolla, shoferët detyrohen të kalojnë nëpër këtë rrugë tejet të dëmtuar, e cila është asfaltuar para më shumë se 30 viteve. Megjithë premtimet e secilës qeverisje, rregullimi i kësaj rruge rreth 2 kilometërshe, mbetet vetëm dëshirë për mirosalasit.

Banorët ankohen se pushteti lokal i ka lënë anash në të gjitha aspektet, përfshirë këtu kanalizimin e ujësjellësin, i cili edhe pse është i instaluar, asnjëherë nuk i furnizon me ujë banorët e kësaj ane.

“Rruga kryesore është shtruar në vitin 1988 dhe nga atëherë as ministria as komuna e Ferizajt nuk e kanë mbikqyrur, është i prerë asfalti në disa vende dhe nuk është asfaltu kurrë, në kohën e zgjedhjeve Muharrem Svarqa e ka nis me zgjeru, por sot e atë ditë ka mbetë ashtu, po ashtu edhe rruga brenda fshatit është e gjerë 2 metra që është rrezik për fëmijët që shkojnë në shkollë, ashtu jemi edhe me kanalizim, me ujësjellës, kurse me rrymë çdo herë që bie shi ose një erë me fry 40 orë jemi pa rrymë, nuk e di veç me u largu nga këtu krejt”, tha Bastri Bytyqi.

“Kjo rrugë është e dëmtuar tepër, ia patën fillu pak me zgjeru kinse e me asfaltu, por ka mbetur ashtu në gjysmë pasi u krytën zgjedhjet mbeti ashtu, edhe rruga brenda fshatit është shumë e ngushtë, nëse takohen dy vetura duhet njëra me u kthy prapa, rrugicat i patën asfaltu vitin e kaluar, por edhe ato kanë fillu me u dëmtu, nuk e dimë se çfarë po ndodhë”, tha Musli Bytyqi.

“Kjo rrugë është shumë keq, ka fjalë me u rregullu por nuk e di, e veturat po dëmtohen gati sa një regjistrim që e bëjmë aq po na bëhen dëmet që po na i shkakton kjo rrugë”, tha Hyzri Mahmuti.

Kurse, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se për shkak të buxhetit të vogël, rruga kryesore e fshatit Mirosalë nuk do të rregullohet as këtë vit.

“Rruga e Mirosalës është projekt në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëpunim me komunën e Ferizajt, për këtë vit jemi në vështirësi shumë të mëdha buxhetore, për pjesën e fshatit Mirosalë ne jemi duke biseduar me operatorin që e ka kontratën për atë pjesë dhe jemi duke e shtyrë përpara që të vazhdohen punimet në atë pjesë, por për shkak të mundësive shumë të vogla buxhetore është e pamundur që të filllojmë punimet këtë vit në atë zonë”, tha Bytyqi.

Banorët e fshatit Mirosalë u ankuan se investimet në këtë lokalitet që nga paslufta kanë qenë minimale, edhe pse në të janë më shumë se 400 shtëpi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending