Connect with us

Ferizaj

Grabitësit ikin pa i marrë paratë pas refuzimit të shitëses për t’ua dhënë ato (VIDEO)

Published

on

 

Këto janë pamjet kur dy persona të maskuar dhe të armatosur tentojnë të grabisin marketin “Abi” në rrugën ”Gjon Serreçi” në Ferizaj. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pas rezistimit të shitëses Mirlinda Toshi për t’ua dhënë paratë. Ngjarja e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 u filmua nga kamerat e këtij marketi.

“Mbrëmë rreth përfundimit të orarit të punës kanë ardhë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar dhe me armë, më thoshin qiti paret po unë u thash që s’ka pare se i ka marrë shefi më herët dhe tash i thirrim policinë, kur ka shku kolegia me marrë telefonin ata kanë ikur, njëri ma ka drejtu armën, tjetri ka tentu me hy në arkë”, tha Mirlinda Toshi.

Kurse, në Policinë e Ferizajt, thanë se ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë këta persona dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Mbrëmë rreth orës 22:50 minuta në rrugën “Gjon Serreçi” dy persona të maskuar njëri me armë ka hyrë në një market dhe kanë tentuar të grabisin, kanë kërkuar të hollat nga arkatari, por në momentin e fundit janë tërhequr dhe nuk kanë mundur me kry këtë vepër. Ka qenë gjeturi e njërës nga punëtoret e cila në atë moment ka marrë telefonin me thirrë Policinë dhe ata sigurisht janë frikësuar dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa e kryer veprën që e kanë menduar. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka organizuar ndjekjen e tyre dhe identifikimin e tyre, për momentin nuk kemi diçka konkrete, por jemi duke punuar në atë drejtim për kontrollimin e kamerave në atë rreth që të bëjmë identifikimin e personave në fjalë edhe pse ata kanë qenë të maskuar, por ne do t’i kryejmë veprimet tona policore”, tha Agim Gashi.

Përveç rastit të mbrëmshëm, para tri dite është grabitur një filial i bankës “Raiffeisen”, në magjistralen Ferizaj-Shkup, ku janë vjedhur disa të holla. Në Policinë e Ferizajt thanë se ditëve të fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve, mirëpo ende nuk ka të arrestuar për vepra të tilla.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending