Connect with us

Ferizaj

Fillojnë investimet në infrastrukturën e lagjes ”Sherret”

Published

on

Punët e investimeve komunale sot vazhduan tek lagjja “Sherret” në Ferizaj. Drejtues të qeverisë lokale bashkë me banorët e kësaj pjese të qytetit, kishin dalë së bashku të shohin nga afër nisjen e punimeve në projektin e kanalizimit, ujësjellësit dhe asfaltimit të rrugicave. Me këtë rast, kryetari i komunës Agim Aliu, tha se kjo është zona me e lënë anash nga dora e pushtetit.

“Prandaj jam i lumtur që sot përfundimisht po e mbyllim këtë kaptim që ka qenë i harruar nga pushtetet dhe nga investimet po ja që çdo gjëje i vie fundi dhe sot po përmbyllet një investim i nisur kaherë. Është dashur të kryhet në vitin 2014-2015, sipas planifikimeve, por ja u dashtë të pritet që pas katër viteve të rifillojnë punët sërish, të mbetura në gjysmë. Qeverisja ime do ta ketë vëmendjen e duhur që kjo zonë të jetë një zonë urbane dhe të kryhen projektet që përfshin kanalzimin atmosferik dhe atë fekal, po ashtu në disa pjesë sistemin e ujësjellësit aty ku është vjetëruar si dhe asfaltimet e rrugicave këndej“, tha Aliu.

Për t’i parë investimet që po ndodhin në vendlindje, pati qytetarë që pikërisht për këtë qëllim kishin ardhur nga vendet e Evropës.

“Përshëndes këtë qeveri e cila më në fund na mundësoj që edhe ne të prekim atë buxhet të vogël të tatimeve tona. Jam shumë i lumtur që më në fund u ndezën reflektorët për ta parë këtë lagje. Kemi pritur shumë dhe kjo ditë për mua si një njeri me dy atdhe, as këtu e as atje, edhe atje edhe këtu, pra kjo ditë na jep një mundësi për t’u relaksuar dhe motivuar”, tha Skënder Haliti.

“Ne kemi qenë të mbyllur në geto, pa rrugë, pa infrastrukturë tjetër, prandaj sot shpresojmë që ky projekt të realizohet dhe jemi mirënjohës që pushteti e kthej kokën nga ne”, Elmi Avdiu.

U përmend që pas investimeve në infrastrukturë, lagjen  “Sherret” do ta presin edhe investime të tjera siç janë ato të natyrës sportive dhe rekreative.  Vlera e projektit të nisur sot kap shumën buxhetore rreth 200 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending