Connect with us

Ferizaj

Shfaqja ”Kur hana del” së shpejti në teatrin e Ferizajt

Published

on

Me tekst të Ag Apollonit e regji të Ben Apollonit, shfaqja “Kur hana del”, e zhanrit tragjikomedi, ku trajton fatin e njerëzve me sëmundje mentale si pasojë e tmerreve të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shfaqja e cila do të shfaqet së shpejti në teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Regjisori Ben Apolloni, tha se për premierën e kësaj shfaqje përgatitjet kanë filluar që një kohë.

“Është një shfaqje që rrëfen historitë e fateve të disa personave që si pasojë e luftës që kanë përjetuar kanë përfunduar në një spital për të sëmurë mendor. Po besoj që nuk është shumë e çuditshme të shkoj mendja të krijosh një shfaqje të tillë, sepse shumica prej nesh e kemi përjetuar luftën dhe dikush më shumë e dikush më pak ka pësuar nga ajo luftë dhe është mirë që herë pas herë ta kujtojmë atë se çfarë na ka shkaktuar ajo, apo çka shkakton lufta si një e keqe shumë e madhe”, tha Apolloni.

Aktori Ali Krasniqi, njëri ndër personazhet kryesore, tregoi për rolin që e ka në këtë shfaqje.

“Roli im është Luli, është njëri nga kryepersonazhet e shfaqjes, është një njeri i tramatizuar i cili jeton brenda një “kafazi” me tendencë për të dalë jashtë por që nuk arrin të dalë asnjëherë, në anën tjetër është një personazh që ka shumë kthesa emocionale, është i dashuruar me një paciente brenda kampit që nuk arrin ta bëj për vete, po ashtu është një këngëtar që në të kaluarën ka qenë këngëtar, por për fatin e tij të keq lufta i ka lënë trauma pasi ia kanë djegur nënën në luftë dhe ky e ka parë ngjarjen dhe pas luftës gjendet në një spital neuropsikiatrik. Në fillim kur e kam marrë rolin më është dukur i vështirë, por tash kam nis me dashtë rolin dhe unë perosnalisht po mundohem të jap maksimumin”, tha Krasniqi.

Premiera e shfaqjes “Kur hana del”, në tetatrin e qytetit të Ferizajt do të jepet në fund të muajit shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending