Connect with us

Ferizaj

Digjet fabrika e përpunimit të plastikës, dëmet mbi 40 mijë euro

Published

on

Gjithçka që kishte brenda saj u bë shkrumb e hi pas zjarrit të mbrëmshëm  i cili kaploi fabrikën e vëllezërve Salihu nga fshati Slivovë, ku bëhej përpunimi i plastikës.

Safet Salihu, njëri nga pronarët e kësaj fabrike, thotë se dëmet janë të konsiderueshme.

“Mbikëqyrësi i pyllit e ka parë dhe e ka thirrë policinë, mandej një qytetar e ka thirrë vëllaun i ka thënë që është duke u djegur diçka te lokali, mandej vëllau më ka thirrë kur kam ardhë flaka vetëm se  e kishte mbuluar, ne nuk banojmë këtu, i kemi shtëpitë më larg, diku rreth orës 7 vëllau e ka mbyllë lokalin, dëmi është shumë i madh diku rreth 40-50 mijë euro, makineritë çka janë kanë 4 copa janë djegur, objekti është shkatërruar. Shkaqet nuk po i dimë, po dyshojmë vetëm tek rryma, por po presim nga policia dhe KEDS-i çka po na thonë”, tha Salihu.

Ndërsa, në Policinë Rajonale të Ferizajt, thonë se së bashku me njësitet tjera relevante janë duke hetuar shkaktarin e zjarrit.

“Mbrëmë rreth orës 21:50 minuta kemi marrë një informatë se në fshatin Slivovë një fabrikë për përpunimin e plastikës ka marrë flakë, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes, zjarrfikësit më vonë dhe punëtorët e KEDS-it dhe zjarri është lokalizuar dhe hetimet janë duke vazhduar, nuk ka persona të lënduar dhe presim raportet nga njësitet e zjarrfikësit dhe raportet e KEDS-it, për momentin nuk i dimë shkaqet, ato do t’i sqarojnë ekspertët e zjarreve dhe KEDS-it”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Kjo fabrikë e cila funksiononte që 5 vite, sipas pronarëve, ishte burim i vetëm ekzistencial i familjes Salihu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Ferizaj

Vrasja në Ferizaj – I arrestuari është ish-bashkëshorti i viktimës

Published

on

Prokuroria themelore në Ferizaj ka konfirmuar se i dyshuar për vrasjen e një gruaje (21 vjeç) dhe plagosjen e një të riu, pasditen e sotme në Ferizaj është ish-bashkëshorti i viktimës.

Sipas prokurorisë në Ferizaj, dyshoohet që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti.

Siç mësohet, dy ish-bashkëshortët  ishin në proces të ndarjes dhe kanë pasur mosmarrëveshje për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve, kurse i plagosuri është vëllai i viktimës.

 I dyshuari ka kërcënuar edhe një punëtore sociale në këtë qendër, derisa pas të shtënave ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes kur edhe u arrestua nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

“ Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasojë,  nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Published

on

Një grua është vrarë ndërsa është plagosur edhe një burrë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Rasti që ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40 e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.  

“ Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasojë,  nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Trending