Connect with us

Ferizaj

Mjete tymuese e vezë në protestën e maturantëve para komunës

Published

on

Ky grup i nxënësve me pipa fishkëllyes po bën zhurmë para  shkollës së mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj. Derisa nxënësit e klasëve më të ulëta po zhvillojnë mësimin nëpër  klasë, maturantët e kësaj shkolle po protestojnë pas një vendimi të Drejtorisë së Arsimit për ta shtyer për në pranverë eskursionin e maturantëve për në Shqipëri. Por, kjo nuk është shkolla e vetme ku maturantët po protestojnë, aktivitete të ngjashme janë zhvilluar në shumicën e shkollave të mesme të qytetit.

“Ne mendojmë se kemi të drejtë sikurse edhe gjeneratat e kaluara që eskursionin ta bëjmë tani në vjeshtë, përndryshe në pranverë është një barrë më e madhe për familjet tona, pasi që atëherë ne duhet të përgatitemi edhe për mbrëmjen  e maturës, regjistrimet në fakultete e shumë shumë obligime të tjera. Prandaj ne me këtë protestë po dëshirojmë t’ia rikujtojmë Drejtorisë së Arsimit se eskursionin dëshirojmë ta zhvillojmë tani sepse jemi përgatitur”, tha një maturante e mjekësisë pa dashur ta tregoj emrin.

Prej shkollave, në orët e pasditës protestat e maturantëve vazhduan para objektit të komunës. Aty morën pjesë numër i madh nxënësve prej shumicës së shkollave të Ferizajt. Revolta e tyre shkoi deri te hedhja e mjeteve tymuese dhe vezëve në drejtim të komunës. Ata kërkonin përgjigje nga zyrtarët komunal, por para tyre nuk doli asnjëri nga ta.

“Ne po presim që para nesh të dalë ose drejtori i arsimit ose kryetari. Nuk po duam asgjë më shumë thjesht të drejtën tonë që ta kemi edhe ne eskursionin. Pse veç neve me na u ndalë tani kur të gjithë para nesh kanë shkuar. Askush nga maturantët nuk është kundër, kjo është e padrejtë. Këtu është dashtë të dalin të na japin sqarim, pse askush s’po del”, tha Blerona Rexhepi nga gjimnazi ”Dr.Shaban Hashani”.

 

Përballë protestuesve ishin pjesëtarët policorë, ku herë pas here i kapnin disa protestues më problematik dhe me forcë i futnin brenda objektit të komunës. Në çantat e disa prej nxënësve gjetën edhe armë të ftohta.  E dikur pas një ore,  protestuesit filluan të shpërndahen.

I intevistuar nga TV TEMA, drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se eskursioni është shtyer me qëllim që gjatë kësaj periudhe kohore të gjitha institucionet kompetente të zhvillojnë debate lidhur me mënyrën se si do të organizohet ky lloj eskursioni në të ardhmen. Ai  tregoi se ky vendim vjen pas shumë informacioneve që vajtja në Shqipëri e ka devijuar qëllimin.

“E dimë që ka filluar ta humb at karakterin  të cilin duhet ta ketë eskursioni. Në takimin që kemi pasur me këshillin e prindërve ndër temat e tjera ka qenë edhe eskursioni dhe mendimi i tyre ka qenë se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim për ta ndryshuar formën e eskursionit. Po ashtu unë kam mbajtur takime edhe me mësimdhënës, me drejtorë, por edhe prindër, ku të gjithë janë ankuar se mënyra e eskursionit ka devijuar duke u shkaktuar edhe dukuri negative atje nga nxënësit. Thjesht deri atëherë ne kemi me vendos për ta ndryshuar formën e organzimit, për shembull ka ide që eskursioni të zhvillohet vetëm gjatë një vikendi, apo edhe vetëm gjatë një dite ku do të vizitohen disa nga qytetet me interes, por ende jemi në konsultime dhe kjo do të vendoset së bashku”, tha Llabjani.

Ideja për ndryshimin e mënyrës së organzimit të eskursionit po i pëlqen më së shumti Këshillit të Prindërve. Kryetarja e Këshillit komunal të Prindëve në Ferizaj, tha se për familjet e këtushme këto eskursione janë një barrë e madhe.

“Ne kemi një vit që diskutojmë për ta ndryshuar formën e organzimit të eskursionit, tash gjatë kësaj periudhe do të zhvillojmë mbledhje me prindër për të kuptuar saktë se cila është mënyra më e mirë për të gjithë. Arsyeja pse ndoshta në shtator të mos mbahen këto eskursione është fakti që maturantët po e lëshojnë mësimin duke e pas si preokupim të parë eskursionin”, Zejnepe Hysenaj.

Përveç  dukurive negative nga nxënësit, shpesh në qarqe të këtushme është folur që për organizimin e eskursioneve në Shqipëri ka pasur edhe keqmanaxhime financiare nga vet drejtorët e shkollave me kompanitë kontraktuese.

“Ne nuk kemi informacione të tilla, nuk kemi ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim, po si parregullsi kemi vërejtur vetëm dukuritë që kanë ndodhur atje, për të tjerat ne nuk kemi asnjë akuzë konkrete që do të duhej të marrim masa, problemi i vetëm është tek nxënësit që ne patjetër duhet të marrim masa”, tha drejtori Afrim Llabjani.

Derisa Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim të prerë për shtyrje të eskursionit, nxnësit kanë paralajmëruar protesta të tjera dhe mosmbajtje të mësimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending