Connect with us

Ferizaj

”Bereqeti” shpërndanë mish kurbani për shoqatat e Ferizajt

Published

on

200 kilogramë mish kurbani u janë shpërndarë shoqatave dhe organizatave të cilat funksionojnë në komunën e Ferizajt, nga shoqata bamirëse “Bereqeti”.

Kryetari i kësaj shoqate Naim Rexhepi, tha se ky mish është dhuruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës.

 “Shoqata “Bereqeti” ka pranuar para disa ditësh mish kurbani nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës dhe ne këto ndihma ditë më parë i kemi shpërndarë nëpërmjet imamëve ku ata gravitojnë si në fshatra ashtu edhe në qytet, po ashtu kemi ndihmu edhe komunën e Shtërpcës dhe tani jemi duke ndihmuar shoqatat e tona që janë në Ferizaj si “Handikos”-in, “Hendifer”-in, Shoqatën e të Verbërve, e shoqata të tjera. Janë rreth 10 pako ku në to janë 20 kilogram mish me të cilat do të ndihmohen disa familje’’, tha Rexhepi.

Kryetari i Organizatës së Pensionistëve të Ferizajt Nebih Mehmeti, tha se me këto ndihma do të ndihmojnë 40 familje nevojtare.

“Ne do të marrim pakot të cilat na takojnë dhe ne do t’ua shpërndajmë 40 personave të cilët janë në gjendje më të rëndë, ata do të jenë që i kanë librezat e organizatës. Në organizatë vetëm se janë duke më pritur familjet dhe do t’ua dhurojmë menjëherë”, tha Mehmeti.

Shoqata bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame në Ferizaj, javë më parë kishte ndihmur këto shoqata edhe me ndihma të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending