Therret një person tek ndërtesat afër gjimnazit në Ferizaj

Sonte rreth orës 20:30, policia e Ferizajt ka gjetur në person i cili kishte qenë i shtrirë me lëndime në kokë,  pranë një objekti në ndërtim afër gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj.
Patrullat e policisë, në mungesë të automjetit të emergjencës, e transportuan të lënduarin me automjet zyrtar deri në emergjencën e QKMF-së së Ferizajt, ku edhe po i jepet ndihma e parë, para se të transportohet për në QKUK.
Sipas mjekut kujdestar në QKMF, viktima ka pësuar një prerje me objekt të mprehtë në pjesën ballore dhe ka shenja të lëndimeve të tjera në kokë, porse për momentin, është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Ferizajt po heton në  vendin e ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90