Connect with us

Ferizaj

LVV fton qytetarët t’i bashkohen protestës së nesërme

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’i bashkohen protestës kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili sipas tyre, pa legjitimitet po zhvillon negociata kokë më vete me Vuçiqin për territorin e vendit.  Kryetari i Vetëvendosjes në Ferizaj Valon Ramadani, pasi shpërndau ftesa për protestë bashkë me aktivistë të tjerë të kësaj partie, tha se për të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj proteste, nisja nga Ferizaj do të bëhet në mënyrë të organizuar.

“Siç e dinë qytetarët e Kosovës, nesër është protesta gjithë popullore në Prishtinë dhe ne si qendër kemi pasur takime mobilizuese për këtë protesë dhe qytetarët kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e kësaj proteste, po ashtu përmes kësaj konference dëshirojmë t’i informojmë qytetarët e Ferizajt se nesër do të ketë transport të organizuar, nga ora 12:30 do të filloj nisja nga oborri i shkollës “Gjon Serreçi”, prandaj ne u bëjmë apel edhe një herë qytetarëve të Ferizajt që t’iu përgjigjen kësaj proteste me moton ”Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”  dhe pa dallime partiake dhe pa inate të askujt ne do të organizojmë këtë protestë e cila do të jetë paqësore”, tha Ramadani.

Sipas Ramadanit, protesta e nesërme shpreh bindjen dhe vullnetin e qytetarëve për mbrojtjen e vendit.

“Gati se të gjithë qytetarët  e Kosovës e dinë arsyen pse po protestojmë, kjo protestë është kundër copëtimit të Kosovës dhe Luginës, nuk mundet një njeri të vendos për fatin e Kosovës, pasi kjo tokë është mbrojtur me gjak prej shekujsh dhe nuk mundet një njeri të vendos për të”, tha Ramadani.

Ndryshe, protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është përkrahur nga subjektet tjera opozitare në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending