Connect with us

Ferizaj

Fillojnë kundërshtimet e para për projektin ”Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Me të nisur puna në terren për projektin kapital “Bashkimi i Qytetit”, filluan edhe reagimet e para nga bizneset që i prek ky investim. Madje, sot afaristët e rrugës “Madeleine Albright”, shprehën pakënaqësi para përfaqësuesve të firmave punuese, me ç’rast i penguan ata të bëjnë matjen e pikave që u duheshin për punimet që do të zhvillohen. Këtu, pati ndërhyrje edhe të Policisë.  Banorët ankohen se ky projekt do t’ua vështirësoj në masë të madhe veprimtarinë, pasi sipas tyre, tuneli që do të bëhet këndej pari, do t’i bllokoj dyqanet e tyre.

“Në momentin që hapet këtu tuneli ne do të bllokohemi, thjesht s’kemi mundësi as të bartim mallin që na duhet për shitje, kështu që vërtet kjo është e pakuptimtë. Sot erdhën edhe Policia që na panë duke u grindur me firmat, ata erdhen me i vendos pikat, kurse ne s’po dimë asgjë se çfarë po ndodhë. Ne duam ta dimë se çfarë po punohet këtu, ne kur po punojmë diçka komuna po i kërkon të gjitha lejet dhe rregullat, ndërsa kur pushteti po punon para dyerve tona as që na ka pyetur”, tha Alban Bytyqi.

“Ne e pamë që këtu do të bëhet tunel i hapur, me na blloku komplet, thjesht kjo rrugë më s’ka fare kyqje. Ne ishim te drejtori dhe ai na konfirmoi se kështu do të bëhet. Kjo është e dëmshme për neve komplet, ne s’mundemi më as me qarkullu, as mallin, as klientët nuk mund të vijnë, por Zoti na ruajt as emërgjenca e zjarrfikësat s’munden me hy këndej më”,  tha Arsim Ejupi.

Për revoltën e këtyre përfaqësuesve të bizneseve, menjëherë ishte njoftuar kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili ndër investimet më kryesore që kishte përmendur gjatë fushatës dhe pas ardhjes në pushtet, është pikërisht projekti “Bashkimi i Qytetit”. Aliu tha se këto reagime tash për tash janë vetëm në nivel të paragjykimeve, pasi që afaristët e rrugës ”Madeleine Albright”,  akoma nuk e kanë kuptuar mirë se si do të realizohet projekti andej. Ai i siguroi bizneset se nuk do të kenë pengesa e as telashe me veprimtaritë e tyre. Sipas kryetarit të komunës, këto reagime kanë ndikuar që të bëhet një ndryshim i vogël në projektin final.

 ”Ne të premtën e kaluar e përmbyllem  takimin me grupin e ekspertëve, ku ata më bën një propozim ku tërhiqet vija e nënkalimit, do të thotë nuk bëhet e gjithë rruga ” Madeleine Albright” me tunel. Është një pjesë që nuk e ka cenuar projektin dhe në fakt lejon futjen e tyre aty, pasi që ata vazhdimisht e kanë përmendur çështjen që do të pengohet furnizimi i tyre për dyqanet, kështu që qëllimi i matjeve që zyrtarët tanë kanë dalë të bëjnë matje ka qenë për këtë arsye dhe ku do të krijohet një situatë ku edhe ata do të jenë të kënaqur. Mirëpo ne nuk do të ndalemi, projekti do të realizohet, sepse është projekt i miratuar dhe e ka mbështetjen financiare, por mbi të gjitha është projekt me mbështetje më të madhe qytetare ndonjëherë, sepse është projekti i platformës sime qeverisëse, nëse unë kam folur më së shumti për një investim është pikërisht “Bashkimi i Qytetit”,  tha Agim Aliu.

Përfaqësuesit e bizneseve të rrugës “Madeleine Albright”, po ankohen se pushteti lokal nuk e kreu obligimin për t’i informuar ata paraprakisht për projektin që do realizohet.

“Ne jemi shumë konfuz, pikë së pari komuna nuk ka vepruar si duhet nuk na ka bërë neve ftesa. Këta po thirren që ka qenë thirrje publike, ne nuk jemi qytetarë që e monitorojmë komunën për çdo gjë, ne interesohemi më shumë  kur na prek  neve, si për shembull tani këtu me rrugën, ata u dashtë me na ftu veç e veç me marr mendimin tonë”, tha Bytyqi.

“As nuk na kanë qu ftesa, e as nuk na kanë informuar në detaje se çfarë do të bëhet këndej, neve na kanë thënë se këtu nuk do ketë kyqje, por kyqja do të jetë direkt atje tek rrethi“, tha Arsim Ejupi.

Por, në anën tjetër,  kryetari i komunës Agim Aliu, tha se ky është projekti më i diskutuar publikisht dhe se pushteti ka kryer të gjitha obligimet ligjore sa i përket tubimeve publike për të. Këtu, një dozë të fajit kryetari  Aliu e hedh tek vet këta protestues.

“Në fakt banorët, përkatësisht pronarët e këtyre bizneseve nuk kanë qenë në dijeni as për projektin e pushtetit të kaluar që parashihte mbylljen e hapësirës për qarkullim, sepse ju e dini se para se të ndodhë ”Bashkimi i Qytetit” ka qenë projekti për sheshin e qytetit  dhe kjo tregon edhe për mosinteresimin  për jetën publike që realisht kjo nuk është mirë, sepse shpesh edhe nga mediet edhe nga shoqëria civile diskutohet për pjesëmarrjen e publikut për çështje dhe investime te tilla dhe ata fare nuk interesohen, pra është projketi i dytë që ata s’kanë marr pjesë dhe tash kur ka filluar realizimi në terren janë shfaqur reagimet e tyre. Përndryshe, ne nuk i kemi numrat e telefonit për ta telefonuar secilin biznes apo qytetar, por mund të them se ky është projekti me gjithëpërfshirje më të madhe dhe projekti më i eksploruar  më shumë se çdo projekt tjetër në komunën e Ferizjat që ka ndodhur ndonjëherë“, tha Agim Aliu.

U bë e ditur se në rrugën “Madeleine Albright” afarojnë rreth 35 biznese, ku shumica e pronarëve të tyre tashmë kanë nënshkruar një peticion të cilin ia kanë dërguar kryetarit të komunës, përmes së cilit kërkojnë anulimin e projektit apo rishikimin e tij, deri në masën ku nuk e dëmton veprimtarinë e tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending