Hapet dyqani i syzeve ”Max Optika” në Ferizaj

Dyqani i syzeve të diellit dhe optike “Max Optika”, është dyqani më i ri i cili u është bashkëngjitur dyqaneve që operojnë në kompleksin “The Village Shopping and Fun” në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Menaxherja e këtij dyqani në Ferizaj Laura Hyseni, tha se synojnë të vendosin një standard të ri në shërbimin optik kosovar, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë në nivele të përballueshme çmimi. Ndërsa, shtoi se bashkëpunimi me markat më prestigjioze ndërkombëtare të syzeve, është ai që i karakterizon ata.

“Punojmë me brendin më të njohur botëror prej xhamit “Hoya”, i cili ka cilësi shumë të lartë, ndërsa syzet e diellit ka të “”Ray Ban”, “Hugo Boss” “Vogue”, Gucci”, “Dolce & Gabbana”, “Boucheron”, “Police”, e brende të njohura të tjera. Çmimet ndoshta janë pak të larta, por janë origjinale, vlen të të thuhet se për nderë të hapjes kemi 50% zbritje, që vazhdon të jetë edhe nesër, besoj se klientët kanë me u nda gjithmonë të kënaqur si për syze të diellit ashtu edhe të dioptrisë, sepse është cilësia e lartë e xhamit”, tha Hyseni.

E veçanta e këtij dyqani, sipas Hysenit, është se aty kryhen edhe kontrolle mjekësore nga një mjek indian, specialist i kësaj fushe.

“Është mjeku indian specialist, ndërsa për nderë të hapjes vizitat tek ai do të jenë gratis një muaj”, tha Hyseni.

Rrjeti i dyqaneve ”Max Optika”, operon edhe në disa qytetet të tjera të Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.