Connect with us

Ferizaj

Hapet Qendra e Karrierës në shkollën e mesme ”Zenel Hajdini”

Published

on

Në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ”Zenel Hajdini” në Ferizaj, u hap sot Qendra e Karrierës. Kjo qendër e cila ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet punëdhënësve, shkollave dhe nxënësve, u vlerësua si një nga investimet më të duhura që ka pasur viteve të fundit në këtë institucion arsimor. Koordinatori i kësaj qendre Hyzri Hyseni, njëherit edhe njëri nga trajnerët, tha se përmes ligjëratave që do të zhvillohen në këtë qendër, krahas mësimit të rregullt nxënësit do të kenë mundësi t’i përmirësojnë shkathtësitë për menaxhim të karrierës, ndërlidhjen me tregun e punës, shkëmbimin e informacioneve mbi tregun e punës, si dhe shumë gjëra që lidhen me punësimin.

“Për momentin kjo qendër do të funksionoj vetëm për nxënësit tanë, por edhe për ata të cilët kanë braktisur shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë, si dhe ata që e kanë përfunduar shkollën e mesme tek ne. Pra, të gjithë këta nxënës dhe ish-nxënës do të kenë mundësi t’i ndjekin ligjëratat nga trajnerët dhe më pas ata do të aftësohen mjaftueshëm për t’iu qasur tregut të punës”, tha Hyseni.

Në përurimin e Qendrës së Karrierës morën pjesë përfaqësues të nivelit qendor e lokal, përfaqësues të bizneseve të këtushme, si dhe udhëheqës të shkollave të ndryshme të kësaj komune.

“Ministria e Arsimit është e fokusuar që nxënësit pas përfundimit të shkollës së obliguar t’i orientoj nëpër shkolla profesionale, gjë që në politikat tona kemi arritur që mbi 50 për qind në shkollat e mesme t’i orientojmë nëpër këto institucione arsimore, për arsye se është një mundësi për lidhje më të mirë dhe më të lirë për tregun e punës”, theksoi zëvëndësministri i Arsimit Azem Guri.

“Investimi në arsim padyshim që është nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe shoqërisë në përgjithësi, por investimi në aftësimin profesional tashmë është bërë edhe kërkesë e kohës”, tha drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani.

“Uroj që hapja e këtyre qendrave mos të ngelet vetëm nëpër shkolla të mesme profesionale, por që të funksionojnë edhe nëpër shkolla fillore, sepse aty fillojnë hapat e parë të orientimit të nxënësve nëpër profesione”, tha drejtori i shkollës ”Zenel Hajdini”, Abdullah Imeri.

Hapja e Qendrës së Karrierës në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj, është financuar nga Zyra Zvicerane në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending