Connect with us

Ferizaj

Nis ndërtimi i kolektorit në fshatin Papaz

Published

on

Në fshatin Papaz të Ferizajt, nisën punimet për ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza, i cili do të përfshij disa fshatra të asaj ane.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, e vlerësoi të rëndësishëm këtë investim, duke theksuar se do të ketë efekt pozitiv në mjedis, sidomos për zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

“Shpesh këto kanale apo derdhje të ujërave të zeza vend e pa vend, kanë shkaktuar telashe të mëdha ambientale, madje edhe ka qenë e pamundur të kalohet në disa vende dhe kjo ka rëndësi të shumëfishtë. Ferizaj ka përmbyllur dhe po përmbyll, përveç disa rasteve që janë tepër minore, investimet kapitale të natyrës nëntokësore, në mënyrë të veçantë të kanalizimeve dhe sigurisht se hap një kaptinë të re dhe këtu jemi në një projekt që hap këtë kaptinë, kaptinën e përmbylljes së trajtimit të ujërave të zeza.  Jemi pra këtu në kuadër të projektit të ndërtimit të kolektorit verior që kap shumë prej 1 milionë e 300 mijë euro dhe që ka një gjatësi prej afërsisht 13 kilometra dhe përfshin një grup të madh fshatrash, kushtimisht t’i quajmë të regjionit të Rahovicës apo të rrugës që shpie deri në Rahovicë, pastaj në Mirash dhe pjesës andej nga Prelezi, por sigurisht se fillon nga Fabrika e Tubave nga aty edhe do të përfundoj te lumi Sitnica, ku pastaj në bazë të angazhimeve tona dhe në bazë të asaj që kemi zhvilluar si komunikim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të hapim kaptinën përmbyllëse të trajtimit të ujërave të zeza me ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza”, tha Aliu.

Kolektori i nisur sot në Papaz, u theksua se nuk do ta ketë fatin e njëjtë si ai i fshatit Varosh, i cili ka vite që ka nisur, por ende nuk ka përfunduar në tërësi, ngase sipas komunarëve, zvarritja e punimeve i takon së kaluarës.

 ”Ju e keni parë edhe zotimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, i cili e ka thënë në Ferizaj se do të ndahet shuma prej afërsisht 50 milionë euro për finalizimin e projekteve të impianteve. Po ashtu, në kuadër të buxhetit për vitin 2019, kemi futur edhe një pjesë të kolektorit verior që ka të bëj me fshatin Kosinë, që ka qenë e pakuptueshme sesi ka mbetur ajo pjesë gjatë gjithë këtyre viteve, por duke parë këtë situatë dhe nga dëgjimet publike që ne kemi bërë në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2019-2021, ne kemi futur atë dhe sigurisht se me ndërtimin e impiantit do të përfundoj kjo kaptinë, mua më vjen keq prej publikut që dua të them diçka se ato që kanë filluar në vitin 2013  duhet të përfundojnë në vitin 2018, janë të pakuptueshme vonesat që janë bërë siç është në rrugën “Driton Islami” që kanë filluar në vitin 2013, rruga ”Astrit Bytyqi’ e filluar në 2013, rruga “Brahim Ademi” po ashtu e  nisur në 2013, pra ka shumë projekte që kanë filluar dhe janë stërgjatur dhe ajo që ne e kemi thënë si zotim se nuk do të lejojmë këtë dhe planifikimet do të jenë të sakta”, tha Aliu.

Ndërtimi i kolektorit në fshatin Papaz është paraparë të përfundoj brenda tri viteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending