Connect with us

Ferizaj

Projektin ”Bashkimi i Qytetit”, LDK e konsideron pa bazë ligjore

Published

on

Projekti “Bashkimi i Qytetit”, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj konsiderohet investim ilegal. Në një konferencë me gazetarë, i pari i këtij subjekti politik në këtë qytet Muharrem Svarqa, akuzoi pushtetin lokal se këtë projekt e ka nisur pa kurrfarë baze ligjore, si dhe me plotë pakënaqësi të bizneseve dhe qytetarëve të zonës ku do të realizohet ai.

“Ky projekt po niset në kundërshtim me ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018, sepse nuk figuron as në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, e as në atë të komunës. Nuk gjendet në asnjë kod buxhetor. Ky projekt po ashtu nuk parashihet në Planin Zhvillimor të komunës, që është dokumenti më i rëndësishëm i komunës. Madje, pa pasur studim paraprak të fizibilitetit, studim ky i domosdoshëm ligjor që ndërlidhet me menaxhimin dhe shpërndarjen e parasë publike. Komuna e Ferizajt ka pasur obligim të organizoj debate me biznese pasi që adresat e tyre i ka pasur në zyrën e regjistrimit të bizneseve, por edhe në vet kabinetin e kryetarit. Fakti që ata janë anashkaluar në këtë debat tregon për defaktorizimin e tyre të plotë deri fyerje, në mënyrë që projektet të cilat nuk janë as në kornizën afatmesme buxhetore e as në dokumentin më të rëndësishëm të komunës siç është Plani Zhvillimor Komunal, të zhvillohen punët pa dijen e qytetarëve”, tha Svarqa.

Në anën tjetër, drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, ka kritikuar LDK-në se po reagon vetëm atëherë kur pushteti po realizon projekte që e ndërrojnë dukjen e këtij qyteti.

“Ndoshta ata ishin mësuar në dërgimin e investimeve në rrugë nëpër Kishnapole dhe nuk ishin mësuar me këtë natyrë të investimeve dhe kjo me të vërtetë është shqetësuese. Janë zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit edhe të tenderimit, ka kod buxhetor, ne jemi bazuar në një kod buxhetor, këtë mund ta shikoni në kodin buxhetor të Republikës së Kosovës, është gjegjësisht me emrin nënkalimi për vetura në komunën e Ferizajt, ai mund të shihet është publik. Po ashtu është edhe në Planin Zhvillimor Komunal, ku zona e qytetit është e paraparë të ketë infrastrukturë nëntokësore dhe pikërisht ky projekt lidhet me këtë”, tha Bytyqi.

Në konferencën e thirrur për media, kryetari i degës së LDK-së Muharrem Svarqa, ka akuzuar pushtetin lokal për kontraktimin e firmës ”Beni Com” në realizimin e punimeve të projektit ”Bashkimi i Qytetit”, firmë kjo së cilës komuna ia ka shkëputur kontratën për neglizhencë të punimeve në sheshin e qytetit.

“Brenda konsorciumit të këtij projekti merr pjesë edhe firma “Beni Com” së cilës kohë më parë i është ndërprerë kontrata për rregullimin e sheshit, në kuadër të cilës është dashur të ndërtohet edhe fontana para komunës, përkundër asaj që brenda kontratës me këtë kompani në asnjë nen të asaj kontrate nuk është paraparë mundësia e shkëputjes së njëanshme, apo shkëputjes me marrëveshje”, tha Svarqa.

“Edhe tek kontrata e re të cilën e ka fituar firma “Beni Com’’ nëse vazhdon me cilësinë e punimeve sikurse që ka qenë te sheshi, edhe tek ajo kontratë do t’i marrim masat e njëjta. Këtu janë dy kontrata të ndryshme,  kompania është e njëjtë, por punimet ne do t’i mbikqyrim nga fillimi, kështu që këtu s’ka kurrfarë frike”, tha Arbër Bytyqi.

Dega e LDK-së në Ferizaj, ka vlerësuar se me projektin “Bashkimi i Qytetit” pushteti aktual do t’i shkaktoj dëme të mëdha të ardhmes së Ferizajt, pasi që sipas LDK-së, humbet shansi i integrimit natyror dhe organik të qytetit përmes futjes së hekurudhës nëntokë dhe asfaltimit me katër korsi të rrugës ”Ahmet Kaçiku”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending