Connect with us

Ferizaj

Binjakëzohen shkollat ”Jeronim de Rada” nga Ferizaj dhe “Kielhornschule” nga Dordmundi i Gjermanisë

Published

on

Nxënës, mësimdhënës e drejtues të shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj dhe udhëheqës të Drejtorisë së Arsimit në këtë qytet, pritën sot një delegacion nga shkolla “Kielhornschule” nga Dordmundi i Gjermanisë.

Kjo vizitë e këtij delegacioni kishte për qëllim nënshkrimin e një memorandumi që ka të bëj me binjakëzimin e këtyre shkollave.

“Është kënaqësi për shkollën tonë, komunën dhe shtetin tonë të kemi këtë vizitë dhe të bëjmë nënshkrimin e binjakëzimit të shkollave tona, kjo është një nderë për ne”, tha Servete Hajrullahu-Krasniqi.

“Ne njihemi që katër vite dhe tani është momenti që ne të nënshkruajmë në mënyrë zyrtare këtë partneritet të të dyja shkollave dhe të shohim më vonë se çfarë do të realizojmë ne dy shkollat më vonë dhe me këtë rast dua t’u dërgoj shumë të fala nga i gjithë qyteti i Dordmundit dhe veçanërisht nga shkolla që unë përfaqësoj”, tha Petra Dresler-Dohmann, drejtoreshë e shkollës Kielhornchule.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni gjerman ndau si dhuratë 150 euro për një nxënës të kësaj shkolle i cili ishte përzgjedhur nga mësimdhënësit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending