Connect with us

Ferizaj

PDK e LDK në Ferizaj mirëpresin emërimin e ministrit nga AKR-ja

Published

on

Faktit që Ferizaj u bë me një ministër në Qeverinë e Kosovës, nuk i është gëzuar vetëm deputeti Labinot Tahiri. Ky vendim është mirëpritur edhe nga  kryetari i PDK-së Agim Aliun dhe ai i LDK-së Muharrem Svarqa. Këta udhëheqës të partive më të mëdha në Ferizaj, të cilat që nga paslufta e patën pushtetin qëndror, po vlerësojnë se përfaqësimi i komunës së Ferizajt me një figurë konkrete në përbërjen e qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës, është një plus për këtë komunë. Por, për Agim Aliun, emërimi i një ministri nuk e mat fuqinë e përfaqësimit të nivelit lokal, pasi sipas tij, Ferizaj vitet e fundit është njëra nga komunat që ka përfituar mjaftueshëm sa i përket investimeve, kryesisht në infrastrukturë.

“Në fakt unë përfaqësimin tonë në nivelin qëndror nuk e kam matur asnjëherë me numra dhe nuk e mati as tash në qeveri. Gjithmonë e kam matur me atë se çfarë vërtetë është përfitues Ferizaj. Madje, unë shpesh kam thënë kur kemi pasur shumë zëvendësministra se nuk duhet të na shërbejnë zëvendësministrat për t’u akomoduar vetëm ata individë, të marrin pagat ata,  por ata do të duhej në radhë të parë të përfaqësonin në mënyrë të denjë qytetarin e Ferizajt dhe pastaj sigurisht edhe qytetarin e Republikës. Unë nuk e shoh Qeverinë e Kosovës në baza krahinore, por e shoh nga ajo se çfarë ka fituar komuna e Ferizajt. Unë sa isha deputet kam pasur takime të shumta me biznese dhe po t’i pyesesh ata vazhdimisht thonë se periudha më e artë e  ngritjes së tyre ekonomike është periudha pas marrjes së qeverisë nga PDK-ja, pra nuk është e rëndësishme sa kemi përfaqësim në qeveri sa është e rëndësishme që të ketë benefite me politika të drejta që janë pastaj përfitues qytetarët e kësaj komune”, tha Aliu.

E, derisa Aliu i PDK-së krahas mirënjohjes që Ferizaj u bë me ministër përmendi edhe përfitimet e kësaj komune nga fuqia politike e kësaj partie, Muharrem Svarqa nuk la pa përmendur që dikur Qeveria e Kosovës ka pasur edhe kryeministër nga radhët e LDK-së që ishte pikërisht nga Ferizaj.

“Ferizaj duhet të jetë i arsyeshëm dhe të mendoj që ka pasur përfaqësime edhe me të larta përgjatë ushtrimit të funksioneve me rëndësi në kohën edhe të ushtrimit të zëvendëskryeministrit  nga zotëri Adem Salihaj i LDK-së, madje për të mos e tepruar ai për një kohë të shkurtër ka qenë edhe kryeministër ku ka udhëhequr dy mbledhje të qeverisë si kryeministër  dhe besoj që ne duhet të punojmë të gjithë për të pasur përfaqësime edhe më të mira, jo vetëm sa për ta përmbushur kuotën, por përfaqësime për ta faktorizuar edhe më tej komunën e Ferizajt edhe në nivel të Kosovës, por edhe për t’i kthyer në formë invetimesh këto përfaqësime, pavarësisht nga cili subjekt mund të jenë figurat”, tha Svarqa.

Ndërrimi i shpeshtë i ministrave të Qeverisë së Kosovës, nga shoqëria civile në mënyrë humoristike po konsiderohen si ministra sezonal dhe pa fuqi të vendimmarrjes. Megjithatë, këtu Aliu dhe Svarqa nuk shkuan më tej, duke shprehur rezervën e tyre se puna e ministrit nga Ferizaj mbetet të shihet.

“Unë mendoj se duhet parë punët, duhet parë rezultatet për të vlerësuar secilin nga ne. Pra, duhet të ketë vërtetë performancë reale dhe jo performancë nga ajo për të bërë batuta. Puna është kriteri kryesor që duhet ta ketë çdokush për vlerësimin e dikujt. Sa i përket asaj që ka të bëj me shumë poste ministrore edhe unë jam dakord se gjithmonë e kam thënë edhe sa kam qenë deputet se përfundimisht duhet të ketë ligje për qeverinë dhe duke e pasur qeverinë  sigurisht se do të jetë edhe më lehtë edhe nga ata që po e bëjnë qeverinë, por në mënyrë të qartë do të kuptohet nga qytetarët që ky është ligji dhe ai pastaj do të përcaktoj qartë detyrat  dhe përgjegjësitë e secilës ministri”, tha Aliu.

“Unë mendoj se është çështje e partisë që e ka zgjedhë e cila e ka bërë forumin dhe i ka mundësuar qeverisë që ta ketë mandatin deri këtu ku ka ardhë dhe mendoj se është çështje e përzgjedhjes së tyre. Unë kujtoj megjithatë se është çështje e brendshme e partisë, por uroj që përfaqësimin qytetarë ai do ta ushtroj me kompetencë, ndërsa se sa do të marrë vendime  dhe cilat do të jenë mundësitë e realizmit të funksionit të tij janë çështje që mbeten të shihen në të ardhmen”, tha Svarqa.

Që nga paslufta, histora politike tregon se Ekrem Mustafa nga radhët e AKR-së është ministri i parë që ka pasur ndonjëherë përbërja e Qeverisë së Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending