Connect with us

Ferizaj

Dëmtohen dyert e shkollës ekonomike ”Faik Konica” në Ferizaj

Published

on

Persona të panjohur kanë dëmtuar disa nga dyert e shkollës së mesme ekonomike ”Faik Konica” në Ferizaj. Nga huliganët më së shumti u dëmtua dera e zyrës së koordinatorit të cilësisë dhe ajo e bufesë. Përveç dëmtimit të dyereve, drejtues të shkollës thanë se në shkollë nuk mungon asgjë.

“Është bërë një dëmtim në shkollë, diku rreth orës 23:00 është thyer byfeja e shkollës dhe zyra e koordinatorit të cilësisë, dy dyer të këtyre vendeve janë thyer, dëmtuesit kanë hyrë nga dritarja afër  bufesë, asnjë dëm tjetër nuk është bërë pos thyerjes së dyerve, dritarja nuk dihet nëse ka qenë e hapur, por e dëmtuar nuk është, dritaret të shtyhen lehtë pasi nuk janë cilësore, ne e kemi njoftuar policinë dhe tani ata janë duke hetuar, ndërsa ne tashmë i kemi sanuar dëmet”, tha drejtori i shkollës ekonomike, Idriz Ademi.

 “Ende pa ardhë më ka thirrë një punëtor teknik dhe më tha që më është thyer bufeja, kur erdha kish qenë dera e thyer, por nuk kanë marrë asgjë, dritarja ka qenë e hapur nuk ka pasur ndonjë shenjë tjetër, kanë mendu që kam para apo cigare këtu, kështu po besoj”, tha Visar Sfarqa, pronar i bufesë.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, u shprehën të shqetësuar për këtë dëmtim të shkollës, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten.

“Ne jemi të shqetësuar për këto incidente, thyerje që po ndodhin, sepse çdo shkollë e cila dëmtohet është dëmtim së pari për fëmijët, por edhe shoqërinë, kështu që duhet të bëhet apel ndaj atyre njerëzve të papërgjegjshëm që së paku shkollat të kursehen nga kjo pasi edhe ashtu nuk kemi inventar e kompjuterë të mjaftueshëm, por edhe ato që janë të merren nga shkollat është e pakuptimtë”, u shpreh drejtori Afrim Llabjani.

Rastet e dëmtimit të shkollave janë të njohura për opinionin ferizajas, edhe pse në shumicën prej tyre janë të vendosura kamerat e sigurisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending