Connect with us

Ferizaj

Hapet Zyra Këshillimore për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ferizaj

Published

on

Në objektin e komunës së Ferizajt u hap Zyra Këshillimore për Mbrojtjen e Konsumatorit, me iniciativën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ajo do të shërbej për të gjithë qytetarët e kësaj ane, të cilët kanë nevojë të marrin këshilla për t’u ankuar lidhur me çështjet që i preokupojnë si konsumatorë të përditshëm. Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit Sherif Fejzullahu, tha se me hapjen e këtyre zyrave qytetarëve të Kosovës do t’iu kthehet besimi në institucione, por edhe në veprimet që ato do të ndërmarrin sipas ligjeve në fuqi.

Prezenca jonë me seminare, me trajnime dhe me media që jeni roli kryesor, do t’ia bëjmë me dije konsumatorit që e ka lirinë e denoncimit, mos u frikësoni. Unë sa herë flas para mediave them qytetarë të nderuar lëreni vajtimin, por denonconi çfarëdo rasti që ju si konsumatorë mendoni se jeni të shkelur.  Ne i kemi institucionet dhe ju zotohem se çdo kërkesë dhe çdo ankesë do të shqyrtohet si në nivel lokal dhe qëndror. Neve kemi edhe biznesin, edhe shërbimet publike, edhe financat, bankat çdo gjë kontrollojmë, për këtë arsye do të ofrohemi tek konsumatori dhe ai do ta formoj besimin tek institucionet”, tha Fejzullahu.

Për mbrojtjen e konsumatorit një mbështjetje konkrete e dha edhe vet komuna e Ferizajt, me ç’rast hapi një zyre në objektin e saj, si dhe e emëroi një këshilltar i cili do të merret çdo ditë me ankesat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit, sepse ndikon direkt në shëndetin e tyre dhe në përparimin e  tyre për të avancuar çështjen e ngritjes së të gjitha problemeve që ballafaqohen si konsumatorë”, tha drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi.

Në hapjen e kësaj zyreje në Ferizaj, mori pjesë edhe kryetari i organizatës ”Konsumatori” Selatin Kaçaniku. Ai bëri thirrje tek qytetarët që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë zyrë këshillimore, sepse sipas tij, gjërat do të lëvizin vetëm atëherë kur qytetarët bëjnë presion në institucione.

“Ju lus që ta shfrytëzoni rastin për t’u informuar dhe përfituar nga kjo zyrë e cila sot është më afër jush. Do të mësoni shumë gjëra të reja për të drejtat që ju keni si konsumatorë, prandaj mund të them lirshëm që Kosova në raportin historik është më afër me këto të drejta duke krahasur me çështje të tjera dhe kjo tani e tutje varet vetëm nga ne, paranë tonë e kemi vet në dorë dhe askush nuk mund të na detyroj të blejmë asgjë pa e shikuar dhe pa e përzgjedhur, prandaj urime”, tha Kaçaniku.

E, derisa këta përfaqësues të institucioneve e uronin zyrtarin Maliq  Muharremin të cilin  kryetari i Ferizajt Agim Aliu  e ka emëruar  udhëheqës të kësaj zyreje, aty rreshtën edhe ankesat. Njëra ndër to ishte prija e duhanit nëpër vende publike.

“Pikërisht për çështjen e duhanit sot kam pasur porosi nga vet ministri i Tregtisë, besoni se më këtë porosi kam ardhur në Ferizaj, që sipas tij ai do ta ngris në nivelet më të larta shtetërore si çështje dhe problem që do vëhet një prioritet më serioz këtyre ditëve“, u shpreh Sherif Fejzullahu.

Ndryshe, nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, u bë e ditur se krahasuar me vitin paraprak në muajt e deritanishëm të këtij viti ka pasur 70% denoncime më shumë nga konsumatorët për çështje të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending