Connect with us

Ferizaj

LDK: Ndërrimi i lokacionit të gjimnazit në kundërshtim me PZHK-në

Published

on

Në vazhdën e kritikave adresuar pushtetit lokal, dega e LDK-së në Ferizaj sot ka reaguar për nisjen e ndërtimit të objektit për gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” në lokacionin afër Sallës së Sporteve. Sipas kryetarit të këtij subjekti politik Muharrem Svarqës, pushtetarët ferizajas edhe me këtë investim kanë shkelur ligjin e planifikimit hapësinor, pasi që i njëjti objekt me Planin Zhvillimor Komunal ishte i paraparë të ndërtohet në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht tek “Euro Goma”.

“Pushteti komunal në krye me kryetarin Aliu në kundërshtim me ligjin po i orienton investimet me interesa strategjike zhvillimore sipas dëshirës së tij për plotësimin e tekeve të individëve apo grupeve të ndryshme të interesit si dhe biznesve të politikës, me pasoja të dëmshme e të pariparueshme. Ai ka vendosur që të mos përfill asnjë ligj që nga fillimi i mandatit të tij. PZHK tashmë për të nuk ekziston. Pas spitalit dhe varrezave të qytetit përmes nëntokës, këto ditë nën heshtje të plotë e të pajustifikueshme, siç di vetëm ai dhe klika e tij, zotëri Aliu në mënyrë ilegale e ndërroi lokacioin për ndërtimin e objektit të gjimnazit. Ndërtimi i këtij objekti te “Euro Goma” ishte në harmoni me PZHK-në dhe me vendimet e Kuvendit Komunal, si dhe me ligjin e buxhetit. Detyra projektuese është dhënë konform me studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeomekanik të tokës së kësaj parcele. Është hapur tenderi publik me konkurrencë të lirë si dhe është përzgjedhur operatori në vitin 2017“, tha Svarqa.

Me këtë rast, kryetari i degës së LDK-së Muharrem Svarqa, akuzoi se ndërrimi i lokacionit të kësaj shkolle prej “Euro Gomës” tek Salla e Sporteve, ka të bëj me interesa individuale të lidhura me pushtetin, pasi që sipas tij, pronës në rrugën e Gjilanit ia kishin vënë syrin qysh në vitin 2013.

“Ne mendojmë që prona e komunës tek “Euro Goma” që ka qenë e vënë në sy të njerëzve të lidhur me pushtetin dhe politikën gjithnjë e më shumë po kthehet në interes të tyre, prandaj ne kërkojmë që në harmoni me Planin Zhvillimor të jetë ashtu siç është e destinuar për komplekse të objekteve arsimore për të cilat komuna e Ferizajt ka shumë nevojë. Nuk ka pasur asnjë arsye që ajo të dislokohet, nëse ka pasur arsye ajo është përgjëgjesi e pushtetit komunal që të jep shpjegime në emër të transparencës dhe llogaridhënies për të cilat po thirren në vazhdimësi. Ne sot vetëm po hedhim dyshime, e ardhmja do të tregoj se cili është interesi aty”, tha Muharrem Svarqa.

Dega e LDK-së ka paralajmëruar se do t’i përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe tjetërsimin eventual të kësaj prone, ku tha se do ta mbroj përmes ligjit, si dhe duke sensibilizuar opinionin për të gjitha tendencat gllabëruese ndaj kësaj prone, sipas LDK-së, me rëndësi të veçantë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending