Connect with us

Ferizaj

Punëtoret e pastrimit të komunës që 3 muaj pa paga

Published

on

Pavarësisht faktit që këto punëtore nuk kanë marrë pagat e tyre tash e tre muaj, pastrimin e zyrave të komunës po e kryejnë me përgjegjesi të plotë. Janë 22 punëtore të pastrimit, kryesisht gra familjare të cilat ankohen se kanë hyrë në muajin e 4-të ndërsa firma kontraktuese me komunën ende nuk i ka paguar për punën e përditshme që bëjnë. Thonë se ky realitet u ka ardhur në majë të hundës, por këtë gjendje po e durojnë sepse s’kanë nga t’ia mbajnë.

“Tretin muaj veç e kena kry tash kemi hyrë në të katërtin, ndërsa pagat ende nuk na kanë dalë. Kemi fol me mbikqyrësin tonë, me shefin, me këta të komunës, na kanë thanë jo sot jo nesër, por zgjidhje  s’po na bën askush. Secila nga ne që pastrojmë këtu jemi me gjendje të vështirë ekonomike, unë personalisht jetoj me qira, kam hyrë borxh me ia pagu së paku dy muajt e fundit, thjesht kështu jetojmë pothuajse të gjitha, kemi fëmijë, familje,  jetojmë vetëm nga këto paga edhe pse nuk e kalojnë shifrën 260 euro për asnjërën nga ne, por pavarësisht krejt kësaj situate ne po vazhdojmë ta kryejmë punën që kemi, po i pastrojmë zyrat, korridoret, toaletet, gjithçka çfarë kemi obligim, asnjëra nuk e ka neglizhuar punën si shkak i mungesës së rrogës”, tha njëra nga pastrueset e cila nuk deshi ta tregonte emrin.

Me hallin e këtyre pastrueseve janë të njoftuar edhe pushtetarët ferizajas. Zëdhënësi i komunës Selim Marevci, tregoi se në mungesë të alokimit të buxhetit kjo kategori punëtorësh është viktimë e mosmarrjes së pagave me kohë. Marevci tha se firma kontraktuese për këtë shërbim “Mbrojtja e Ambientit”, nuk ka marrë mjete nga komuna për t’i paguar punëtoret që janë nën menaxhimin e saj.

“Sot drejtoresha e Financave e ka nënshkruar pagesën e muajit tetor, ndërsa sa i përket muajit nëntor është në fazën e përmbarimit është tek thesari dhe pritet që shumë shpejt të ekzekutohet. Kësisoj ne presin që shumë shpejt t’i rrumbullakojmë të gjitha pagesat që komuna i ka borxh ndaj kompanisë private siç është “Mbrojtja e Ambientit”. Ndryshe, këta punëtorë janë të angazhuar përmes një kontrate që komuna bashkë me kompaninë private e zbatojnë. Po ju informoj se tash është po ashtu në fazën e tenderimit një tender për këtë qëllim dhe pritet që shpejt të dalë kompania fituese  e cila do të merret me mbikëqyrjen e pastrueseve të komunës dhe QKMF-së. Ju them shumë sinqerisht që edhe drejtoresha e Financave, por edhe vet kryetari i komunës janë angazhur këto ditë që të veprojnë më me emërgjencë për ta kryer këtë obligim ndaj kësaj kategorie punëtorësh, të cilave edhe ju kërkoj falje por edhe ju shpreh mirënjohje për punën që kanë bërë vazhdimisht, pa llogaritur problemin e pagave“, tha zëdhënësi  Marevci.

Ndryshe, njëri nga partnerët e firmës së pastrimit “Mbrojtja e Ambientit” është Bajram Tahiri, dikur valltar i ”Kastriotëve” e tani këshilltar politik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending