Connect with us

Ferizaj

Familja Loku nga fshati Rakaj bëhet me shtëpi të re

Published

on

Familja 10 anëtarshe Loku nga fshati Rakaj i Ferizajt, i është gëzuar hyrjes në shtëpinë e re e cila u ndërtua nga kontributi i bashkatdhetarëve nga Zvicra dhe Gjermania si dhe shoqata humanitare “Feniks”.

Njëri ndër donatorët e ndërtimit të kësaj shtëpie, Rexhep Rifati, tha se shoqata “Feniks” po bën një punë të madhe, prandaj apeloi tek mërgimtarët që të kontribuojnë në këtë shoqatë në mënyrë që ndihma për familjet skamnore mos të ndalet.

“Ky është një kontribut i vogël familjar, sepse unë edhe familja ime e përcjellim në vazhdimësi këtë shoqatë dhe fondin e bursave për studentë ku mundohemi të kontribuojmë për to, sepse unë dhe familja ime e dimë se çka do të thotë të presësh për një bukë, po ashtu një punë të jashtëzakonshme po e bën edhe “Eli-Abi” dhe “Feniks”, të cilët kanë ndërtuar mbi 200 shtëpi që është për të marrë lakmi. Unë apeloj tek të gjithë bashkëmërgimtarët e mi që ta mbështesin “Feniks”-in, fondin e bursave dhe ardhmërinë  e Ferizajt”, tha Rifati.

Kryetari i shoqatës humanitare “Feniks”, Milaim Jashari, u shpreh falënderues ndaj donatorëve të cilët po i besojnë kësaj shoqate.

“Kjo familje ka qenë në gjendje shumë të vështirë, donatorët e kësaj shtëpie janë nga Zvicra, nga Gjermania, që i përshëndes shumë, është Jakupi dhe Fadili me shokët e vet nga Gjermania, këta shokë nga Zvicra kanë participu me 12 mijë euro edhe në Kaçanik, po ashtu edhe Rexhep Rifati i cili ka kontribu me 700 euro dhe unë jam shumë i gëzuar që kemi kaq shumë miqë dhe dashmirë që na ndihmojnë, po ashtu truallin për këtë familje e kanë blerë fqinjtë e kësaj familje me ç’rast jam shumë mirënjohës nga të gjithë’’, tha Jashari.

Ndërtimin e kësaj shtëpie më së shumti e mirëpritën anëtarët e familjes Loku. E zonja e shtëpisë Nexhybe Asllani, tha se gëzim më të madh nuk ka përjetuar asnjëherë në jetën e saj.

Jemi 10 anëtarë, kemi qëndruar në një shtëpi të huaj me qira dhe kemi marrë një social prej 100 eurove me të cilin e kemi pasur shumë vështirë të mbijetojmë, unë e falënderoj Milaim Jasharin i cili na ka vizituar dhe e ka kuptuar gjendjen tonë, unë i falënderoj të gjithë që kanë kontribu për ndërtimin e shtëpisë sime”, tha Asllani.

Shoqata ”Feniks” njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të përuroj edhe tri shtëpi të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending