Connect with us

Ferizaj

Familja e pasionuar pas shahut

Published

on

Në Kosovë shumë rrallë hasen të rinj të cilët e kanë pasion shahun. Megjithatë, dikush familjarisht është i dhënë pas kësaj loje. Endrit e Ardit Uruçi, njëri 18 vjeçar kurse tjetri 16 vjeçar,  po arrijnë sukese nëpër shumë gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Ata thonë se zakonisht në shikim të parë kundërshtarët i mashtron mosha e re që kanë, por se një gjë e tillë ndryshon gjatë zhvillimit të lojës.

“Në vitin 2015 kam fillu me shah me ushtrime dhe kam pasur sukses shumë shpejt, kam arritë me lu me shahistat më të mëdhenj në Kosovë, kam luajtur me të gjithë, më ka ra të luaj edhe me kryemjeshtër të Greqisë e vendeve të tjera kur kam dalë jashtë për herë të parë, kur na ka dërgu në gara evropiane Federata e Shahut edhe atje kam arritë sukses kam qenë 16 vjeç, tash kohën e fundit kam qenë në Greqi në kampionat evropian të klubeve, kam fitu reiting. Kur më shihnin duke lu më thoshin i vogël nuk dinë, por kur i shikonin lojërat me vëmendje e ndryshonin mendimin, ndërsa gara të cilët nuk  e kam prit ka qenë olimpiada në Gjeorgji që u mbajt në shtator, por selektori më ka përzgjedhur mua dhe aty më ka ardhur befasi, pasi nuk kam besuar që mund të shkoj”, tha Endrit Uruçi.

“Kam marrë pjesë në kampionat botëror që është mbajtur në Shqipëri, kam pasur sukses, por edhe barazime e humbje, po ashtu kam marr pjesë edhe në kampionat të Kosovës, por nuk kam pasur ndonjë sukses të theksuar, ndërsa tani jam në gara për grupmosha të reja dhe shpresoj mos të më mungojnë sukseset”, tha Ardit Uruçi.

Derisa tregon për trimufet që kanë pasur nipat e tij, Abdurrahman Uruçi, shprehet se shahu është traditë në familjen e tyre, por suksese më të mëdha në shah ka shënuar Endriti.

“Ne si familje shah luajmë moti dhe kryesisht e gjithë familja merret me lojën e shahut, por nga të gjithë Endriti ka arritur suksese më të mëdha në familje, në moshën 17 vjeçare ka arritur të bëhet anëtar i reprezentacionit të Kosovës për të rritur dhe me lojën që ka treguar ka korr një sukses të jashtëzakonshëm, ka marrë pjesë edhe në shtetet frankofone, ku kanë marrë pjesë 72 shtete dhe atye ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm, kurse tash para një muaji ka marr pjesë në Greqi në kupën e evropës ekipor ku Endriti ka luajtur për ekipin  e Dardanisë dhe ka treguar suksese shumë të mira. Përveç Endritit edhe Arditi ka marrë pjesë në kampionatin botëror vitin e kaluar edhe aty ka treguar një sukses. Këta fëmijë kanë me qenë e ardhmja e Kosovës dhe unë po besoj se kanë me pas një rezultat jashtëzakonisht të mirë”, tha Abdurrahman Uruçi.

Përveç Endritit dhe Arditit, kampion i Kosovës në shah për grupmoshat e reja është edhe vëllai i tyre 12 vjeçar Valentini, i cili që tri vite rresht mban titullin kampion i Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending