Connect with us

Ferizaj

Asfaltohen disa rrugë në Ferizaj

Published

on

Gati pa ra terri, me buxhet të komunës së Ferizajt në lagjen e re të qytetit u shtruan disa rugica me asfalt. E, për t’i parë nga afër punimet, i pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu. Ai tha se moti i mirë ka bërë qe qeverisja lokale të përmbush shumicën e synimeve që ka pasur për investime në infrastrukturë. Aliu u lavdërua se pushteti i tij po i realizon projektet pa vonesa.

“Këtu ku jemi jemi në rrugët “Ali Asllani”, ”Alishefik Spahiu” dhe në rrugën ”Arsim Zeqiri”, projekte  keto qe kishin nisur muaj me pare dhe kjo tregon se ne deshirojme jo vetëm të realizojme projekte, por edhe t’i përfundojmë ato me kohë, pasi që edhe po shkaktohet bezdisje tek qytetarët, por edhe po ngrakohen procedurat e kryerjes se shpenzimeve ndaj operatorëve ekonomik. Pra, ne po dëshmojmë se e kemi arritur kete qëllim dhe si rezultat i ketyre investimeve keto lagje do te kene nje pamje krejtësisht te kompletuar, pasi qe ketu do te kete edhe trotuare, po ashtu edhe jane hequr gypat e azbestit”, tha Aliu.

Në këto lagje ku sot asfaltoheshin disa rrugica, ditëve të fundit ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që ndërtimet e shumta kanë dëmtuar pothuajse shumë rrugë këndej pari. I pari i Ferizjat, pati përgjigjie dhe për këtë problematikë.

“Unë dëgjoj zakonshëm këtë pyetje dhe dëgjoj pikërisht nga ata qytetarë që jetojnë në ndërtesa të vjetra te ndërtuara para disa dekadave dhe mund të pyes se si janë ndërtuar ato, pikërisht edhe ato janë ndërtuar me makineri të peshave të rënda dhe ne nuk mund t’i shmangim dot mjetet e rënda, por ajo që ne do të  kujdesemi është që do t’i zhvillojmë këto projekte dhe t’i vendosim shenjat ku nuk lejohen peshat e rënda dhe pastaj është detyrë e policisë që të merret me këtë problematikë”, tha Aliu.

E, derisa kryetari Aliu çdo ditë po viziton punët e terrenit, sidomos kur bëhen asfaltimet, u pyet nga gazetarët se sa është i kënaqur me cilësinë e punimeve, mirëpo ai nuk pati ndonjë përgjigjie konkrete, veç se tha për çdo devijim të projekteve firmat kontraktuese do të marrin vërejtjet e merituara, gjë të cilën nuk dihet se komuna e ka bërë deri më tani, duke publikuar ndonjë listë që vërteton se firmat kanë marrë vërejtje ose janë ndëshkuar për shkak të asfaltimeve të dobëta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending