Connect with us

Ferizaj

“Forgive me” nga Besim Ugzmajli fiton dy çmime ndërkombëtare

Published

on

Regjisori ferizajas Besim Ugzmajli, së fundmi fitoi edhe dy çmime ndërkombëtare me filmin e tij “Më fal”. Ugzmajli mori çmimin si regjisori më i mirë në festivalin “Festival Internacional de Cine de Cartagena”, në edicionin e 47-të në Spanjë dhe çmimin special në ”Bosnia Herzegovina Looks Around Festival”. Ky film i cili është realizuar këtë vit me vetëfinancim të producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, sjellë tematikën e një djali të ri të quajtur Bujar i cili manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste në Siri. Ugzmajli u shpreh i lumtur që filmi i tij u vlerësua aq lartë në një konkurrencë kaq të madhe filmash.

“Sigurisht unë jam përpjekur që filmi të sjellë një mesazh të përgjithshëm, sepse filmi i mirë nuk është vetëm si storie e mirë, por është shumë e rëndësishme që  filmi me pas një storie e cila komunikon me botën. Ka pas sukses dhe po mendoj që kemi arrit që filmi ynë të komunikoj me botën dhe të vlerësohet nga njohësit e kësaj fushe. Përndryshe, filmi tregon se si një djalë vendos me iu bashkëngjit luftës në Siri, mirëpo ky nuk është efekti kryesor i filimit, pasi që qëllimi kryesor është me i paraqit dramat që mbeten në familjet që dikush i bashkëngjitet luftës e sidomos një lufte të tillë që ka sjellë tmerrin jo vetëm këtu por gjithandej, pra kjo dramë e përcjell filmin përgjatë 15 minutash”, u shpreh Ugzmajli.

E, derisa arritjet dhe sukseset e komunitetit të artistëve të këtushëm po depërtojnë në Evropë e më larg, procesi i vizave për kosovarët sikur e ka zhgënjyer këtë komunitet edhe njëherë. Ugzmajli, ka vlerësim edhe për këtë nevojë elementare të artistëve. Ai thotë se mungesa e vizave ka të bëj me një fyerje të jashtëzakonshme të dinjitetit tonë.

“Përtej asaj që pamundëson lëvizjen e lirë në njëfarë forme është një ofendim apo klasifikim si një popull i veçantë dhe krahas saj unë kudo që kam marrë pjesë e kam përmendur këtë fakt meqenëse shumica e festivale që më kanë ftuar të jem pjesë e tyre më kanë ofruar gati gjithçka sikur udhëtimin, akomodimin dhe gjëra të tjera, pamundësia ka qenë gjithmonë tek problemi i vizave. Thjesht, para një pjesëmarrje në një festival ne e marrim vesh dy javë përpara e paramendoni me apliku sot për vizë në cilëndo ambasadë kalojnë pothuajse muaj të tërë për të të kthyer përgjigjie“, tha Ugzmajli.

Filmi i shkurtër “Forgive me” deri më tani është prezantuar në mbi 50 festivale të rëndësishme në botë, ku ka marrë 8 çmime. Me ose pa viza, ky  regjisor i suksesshëm ferizajas nuk do të ndalet. Ai tashmë ka marrë konfirmimin që filmi i tij do të jetë pjesë e festivaleve prestigjioze edhe gjatë vitit 2019.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending