Connect with us

Ferizaj

”Handikos” organizon aktivitet sensibilizues me nxënës të shkollave fillore

Published

on

Problemet e shumta që has një nxënës me aftësi të kufizuara për qasje nëpër institucione arsimore, iu demonstruan nxënësve të shkollave të ndryshme të Ferizajt.

Albiona Ademi nga shoqata“Handikos”, tha se përmes këtij aktiviteti synojnë t’iu tregojnë nxënësve nevojat dhe vështirësitë që ka një nxënës me aftësi të kufizuara.

“Sot kemi aktivitetin ndërgjegjësues në bashkëpunim me shkollat dhe grupin e fëmijëve asamblistë të Ferizajt, ku për qëllim e kemi ndërgjegjësimin e fëmijëve për pranimin e fëmjëve me aftësi të kufizuara në klasat e tyre apo në shkolla, kemi për bazë disa tema të aftësisë së kufizuar si autizmin, disleksinë, paralizat celebrale, do të ndahemi në grupe bashkë me fëmijët e tjerë, ku të gjithë do të kenë mundësi  me i pa nevojat apo vështirësitë që i kanë fëmijët me aftësi të kufizuara gjatë mësimit nëpër shkolla, por edhe në jetën e përditshme”, tha Albiona Ademi.

Kurse, nxënësit thanë se për bashkëmoshatarët e tyre me nevoja të veçanta kanë respekt të madh dhe u ndihmojnë sa herë që paraqitet nevoja.

“Në shkollën tonë “4 Prilli” në Zllatar e kemi një nxënës me aftësi të kufizuar, është në klasë të pestë, drejtori i shkollës ia ka ndërtuar rrugën atij që me pas më të lehtë, po ashtu të gjithë nxënësit e respektojnë dhe sillen mirë me të, madje më 3 dhjetor e kemi mbajtur një aheng për nder të tijë”, tha Blerta Kurti.

“Unë e kam në klasë një nxënës me aftësi të kufizuar, kalojmë shumë mirë me të dhe nuk e dallojmë, ndoshta ndonjëherë ka paragjykime, por në përgjithësi ne mundohemi me ndihmu edhe për detyra edhe për çdo gjë, ka raste kur ndihet keq, por ne mundohemi me mbështet”, tha Viola Çerkini.

Burim Sylejmani, mësues mbështetës dhe koordinator i ekipit vlerësues, tha se shtimi i numrit të mësuesve mbështetës nëpër shkollat e Ferizajt, do të ndikonte në shkollimin e mëtutjeshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Ideja për sensibilizim në Ferizaj ka kohë që ka filluar, edhe ne si ekip vlerësues po bëjmë sensibilizimin edhe në shkolla të tjera dhe duke i parë qytetet e tjera në nivel vendi kujtoj se Ferizaj është një hap përpara, por nuk mund të themi që është edhe mirë pasi ka punë për të bërë. Shtimi i mësuesve mbështetës nëpër shkollat e rregulllta na e kish lehtësu punën edhe për sensibilizim, por edhe për mbështetje të këtyre fëmijëve. Drejtoria e Arsimit besoj se në janar do të filloj me 6 asistentë, kështu që besoj se do të bëhet një punë e mirë edhe për sensibilizim, por edhe për rehabalitim të këtyre fëmijëve”, tha Burim Sylejmani.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, në këtë qytet janë mbi 180 nxënës me aftësi të kufizuara të cilët vijojnë mësimin nëpër shkollat e Ferizajt dhe dy çerdhet publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending