Connect with us

Ferizaj

Mbahet koncert për mosdiskriminim të fëmijëve

Published

on

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së zyrtarëve komunal në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare”, organizata INPO në bashkëpunim me grupin punues komunal, organizuan sot një koncert muzikor në Ferizaj, me fëmijë të familjeve që marrin asistencë sociale dhe moshatarë të tyre që vijnë nga shkolla të ndryshme të kësaj komune.

Arbenita Topalli nga INPO, tregoi se ky aktivitet synon që për festat e fundvitit t’i bashkojë fëmijët e riatdhesuar dhe ata me gjendje të vështirë ekonomike për t’i argëtuar me një program artistik.

“Projekti është duke u realizuar me aktivitete kulturore që përmes tyre këta fëmijë të jenë më të risocializuar dhe të kenë më shumë gjithpërfshirje krahas moshatarëve të tyre që janë  së bashku në lagje,  shkollë apo kudo”, u shpreh Arbenita Topalli.

Ndërkaq, Dashurije Ahmeti nga Drejtoria e Kulturës, e cila është pjesëmarrëse e këtij projekti, tregoi se gjatë këtij viti që po lëmë pas, aktivitetet që janë zhvilluar me fëmijët e familjeve me asistencë sociale, por edhe ata që tashmë janë kthyer në vendlindje nga mërgimi, kanë vënë në pah shumë probleme dhe sfida me të cilat ata përballen çdo ditë të jetës së tyre.

Si grup komunal që po merremi me këtë projekt gjatë këtij viti jemi sfiduar me çështjen e banimit, që shumë prej këtyre familjeve akoma nuk e kanë të siguruar, pasi që gjendjen  e tyre sociale, apo edhe shëndetin e tyre të lig jemi munduar që me aktivitete të ndryshme  ta zbusim, por që ajo që kërkon më shumë buxhet dhe dorën e institucionit qeveritar është çështja e banimit të përhershëm për ta“, tha Dashurije Ahmeti.

Fëmijët e familjeve me gjendje të vështirë ekonomike si dhe ata të familjeve të riatdhesuara, përveç që u kënaqën me koncertin në të cilin kënduan këngëtarë të vegjël të kësaj komune, ata po ashtu fituan edhe dhurata të cilat ishin sjellë kryesisht nga bashkëmoshatarët e tyre të kësaj komune.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending