Connect with us

Ferizaj

Përmes ushqimeve tradicionale promovohen kulturat e rajonit të Ferizajt

Published

on

Holli i shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj, sot ishte mbushur me ushqime të ndryshme tradicionale, të cilat ishin përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

Zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle Zebibe Imeri, tha se përmes këtij aktiviteti kanë për qëllim të aftësojnë nxënësit e drejtimit Teknologjia Ushqimore dhe në të njëjtën kohë promovimin e ushqimeve tradicionale.

“Ne e kemi kuzhinën në shkollën tonë dhe të gjitha ushqimet janë të përgatitura në shkollë, qëllimi ka qenë promovimi i kulturave të regjionit të Ferizajt me anë të ushqimeve tradicionale duke filluar nga gatimi i bukës, bukës së misrit, pogaçet, flija, ëmbëlsirat e shumë ushqime të tjera. Përveç realizimit të projektit nxënësit kanë bërë edhe praktikën duke i bërë këto ushqime tradicionale, po ashtu ne po mundohemi që nxënësit t’i përgatisim për tregun e punës”, tha Imeri.

Emel Qehaja- Elshani, nga organizata VRAE, organizatë kjo e cila ka mundësuar këtë aktivitet së bashku me GIZ-in gjerman, tha se shkëmbimi i kulturave mes nxënësve është një nga synimet e këtij aktiviteti.

“Ne punojmë me nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në program të monitorimit  dhe që dy vite punojmë nëpër shkolla siç është edhe ky projekt në këtë shkollë që është synim i gjithpërfshirjes së nxënësve në mënyrë që të shkëmbehen kulturat në mes nxënësve”, tha Elshani.

Kurse, mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët i kishin përgatitur këto ushqime, thanë se ato i kanë gatuar me shumë kënaqësi. Në mesin e nxënësve që pasion kanë kuzhinën dhe për t’u shkolluar në këtë profil kalojnë shumë kilometra, është edhe Alban Thaçi nga një fshat i Hanit të Elezit.

“Unë vijë nga një fshat i Hanit të Elezit, udhëtoj në këmbë 7 kilometra nga shtëpia deri në Han të Elezit më pas për të ardhur në Ferizaj pasi më pëlqen drejtimi kuzhinjer dhe gjithë këtë aktivitet sot që e kemi bërë më ka pëlqy shumë”, tha nxënësi Alban Thaçi.

“Kemi bërë ushqime të ndryshme dhe gjatë punës që e kemi bërë ka qenë kënaqësi për neve dhe është dashur që ne me bë maksimumin tonë që me bë këtë ekspozitë sa më të mirë”, tha nxënësi Shaban Tahiri.

“Sot kemi përgatitë rreth 40 produkte ushqimore dhe besoj se është një aktivitet që duhet të vlerësohet dhe çmohet”, tha Sahadete Lohaj, mësimdhënëse.

Gjatë këtij aktiviteti interesimi i nxënësve ka qenë i jashtëzakonshëm, për çdo gjë kanë qenë të gatshëm me provu me përgatitë”, tha Valbona Ramadani, mësimdhënëse.

Në profilin Teknologjia Ushqimore, vijojnë mësimet rreth 150 nxënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending