Connect with us

Ferizaj

Varrezat e qytetit do t’i kushtojnë komunës 1 milion euro

Published

on

Drejtorët e Drejtorive Komunale të Ferizajt, së bashku me përfaqësues të Këshllit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, kanë vizituar parcelën e destinuar për varreza në Fshatin e Vjetër, nga ku bënë me dije se gjatë këtyre ditëve do të fillojë edhe rregullimi i infrastrukturës.

Drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, tha se janë duke u përkujdesur që varrezat e qytetit të kenë pamjen e një parku, pasi ato janë pasqyrë e një qyteti dhe një nder që u bëhet të vdekurve.

“Këto janë varreza të përbashkëta të qytetit të të gjitha komuniteteve, ka me qenë një organizim i jashtëzakonshëm, në formë të parkut, vetëm brenda parcelës janë diku 4 kilometra rrugë, ka me qenë rrethoja diku 2.6 kilometra, kanë me qenë diku mbi 3 mijë pisha të mbjellura, ka me qenë me trotuare, sistemi i ujit, i kanalizimit, i reshjeve atmosferike. Unë kujtoj se nderin që ua bëjmë të vdekurve është mirëmbajtja e varrezave”, tha Aliu.

Aliu, tha se rregullimi i varrezave brenda kësaj hapësire do të jetë i njëjtë, përfshirë edhe pllakat e varreve të cilat do të kenë dimensione të njëjta për të gjithë.

“Në mesin e planifikimeve ka me qenë një formë e xhamisë, e kishës dhe për komunitetet e tjera dhe çka është më e rëndësishmja ka me qenë morgu i përbashkët për krejt komunitetet, ndërsa do të jenë dy hyrje, por ka mundësi me qenë edhe tri, ndërsa varret kanë me qenë me rregull, nuk do të ketë përpjekje të njerëzve t’i bëjnë varrezat sipas mundësive të veta, por ka me qenë një formë unike për të gjithë”, tha Aliu.

Kurse, Lutfi Halili, sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, u shpreh i kënaqur që më në fund çështja  e varrezave të qytetit po merr fund.

 “Kemi dalë ta verifikojmë vendin e varrezave të reja, pasi çështja e varrezave ishte një brengë e madhe jo vetëm për komunën e Ferizajt, por edhe për Bashkësinë Islame pasi ne duhet të tregojmë respekt ndaj të vdekurve dhe po besoj që tani është bërë një zgjidhje shumë e mirë dhe po besoj se nga janari do të fillojmë varrimin e komunitetit mysliman”, tha ai.

Sa i përket akuzave të opozitës se komuna nuk ka planifikuar buxhet për varrezat e reja të qytetit, drejtori Aliu tha se do t’i shfrytëzojnë fondet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila e ka një buxhet rezervë për këtë.

U bë e ditur se projekti i varrezave të qytetit kushton rreth 1 milion euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending