Connect with us

Ferizaj

Më 21 dhjetor ndahet çmimi ”Sportisti i Vitit”

Published

on

Datën 21 dhjetor Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, e ka përzgjedhur si datën kur do të shpallet ”Sportisti i Vitit” në këtë komunë. Drejtoresha e kësaj drejtorie Xhemile Murati-Shabani, shqetësuese e konsideroi mungesën e një rregulloreje të veçantë e cila do të përcaktonte kriteret për përzgjedhjen e sportistit të vitit.

“Te sportisti i vitit janë kritere të caktuara nga këshilli profesional, nuk kemi rregullore të posaçme, është i caktuar çmimi në rregulloren për dhënien e dekoratave, mirëpo nuk janë në mënyrë të mirëfilltë të caktuara kriteret se si duhet të bëhet zgjedhja e sportistit të vitit në mënyrë që mos t’u mbetemi borxh klubeve sportive dhe sportistëve në Ferizaj, është dashur që bashkërisht me këshillin t’i japim propzimet e tyre dhe të caktohen kriteret duke u bazuar në rregulloret e ndryshme të Komitetit Olimpik dhe rregulloret e tjera të sportit dhe të caktohen kriteret të cilat do të japin një vlerësim më të drejtë”, tha Murati-Shabani.

Pas përzgjedhjes së ”Sportistit të Vitit”, më 28 dhjetor do të ndahet çmimi “Finesa”. Për të gjithë artistët e interesuar, afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 21 dhjetor.

“Sa i përket dhënies së çmimit “Finesa”, Drejtoria e Kulturës ka dalë me një konkurs për aplikim për artistët rezident dhe jo rezident të Ferizajt por që veprimtarinë e tyre e kryejnë këtu, kjo nënkupton që të gjithë mund të aplikojnë deri më datën 21 dhjetor kur është data e fundit që artistët mund t’i sjellin aplikmet e tyre. Rregullorja për dhënien e dekoratave konkretisht tek çmimi “Finesa” e jep një shumë të caktuar deri në vlerën 3 mijë euro, ndërsa me vendimin e kryetarit do ta përcaktojmë shumën për këtë çmim”, tha ajo.

Murati-Shabani, tha se tashmë kanë përzgjdhur edhe komsionin i cili do të bëj vlerësimin e artistëve, duke theksuar se janë përpjekur që ai të jetë gjithpërfshirës.

“Ne jemi munduar që të jenë njerëz të cilët kanë ndikim drejtpërdrejtë në kulturën e Ferizajt dhe që do të japin një vlerësim të drejtë, ne e kemi përzgjedhur një komision që mendojmë se është mjaftë i qëlluar, ky komision është i përbërë nga Sabri Pajaziti nga Drejtoria e Kulturës, mandej nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Kastriotët” është Astrit Mustafa, pastaj është Lindita Isufi nga Orkestra e Qytetit, Albulena Nrecaj nga shoqëria civile, Shqipe Ademi nga klubi i gazetarëve “Haki Braha”, Pranvera Sylejmani nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” dhe Bardhyl Abazi përfaqësues i shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”, unë  po konsideroj që ky komision do të jetë shumë i përgjegjshëm, po ashtu kemi artistë të mjaftueshëm që këtë vit kanë treguar mjaftë rezultate”,tha Murati-Shabani.

Vitin e kaluar sportisti më i mirë për vitin 2017 në Ferizaj ishte zgjedhur volejbollisti Edmond Drenogllava i skuadrës “Luboteni”, ndërsa çmimi “Finesa” i ishte ndarë aktorit Shpëtim Selmani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending