Connect with us

Ferizaj

Kërkohet respektim i të drejtave të punëtorëve të ”Viva Fresh Store”

Published

on

“8 orë punë”, Respekt për punëtorët”, janë komentet e shumta të cilat kanë vërshuar faqen zyrtare të ”Viva Fresh Store”, në postimet e ofertave që ky rrjet i marketeve i ka bërë në llogarinë e tij në facebook. Përmes fushatës e cila pason atë që iu bë përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, pas deklaratës së saj kundër taksës që Kosova ia ka vënë Serbisë, kërkohet respektimi i të drejtave të punëtorëve që janë të punësuar në ”Viva Fresh Store”. Drejtori i marketingut në “Viva Fresh Store” Erton Bega, thotë se kjo fushatë është inicuar nga një portal, të cilin, sipas tij, ky rrjet i marketeve ka refuzuar ta financoj.

“Është një kampanjë e inicuar nga një portal i cili në mungesë të qëllimeve financiare ka filluar të inskenoj situata kinse në kompaninë tonë nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, unë mund të deklaroj se të gjithë punëtorët që ne i kemi janë me kontrata pune sipas ligjit në fuqi dhe për të gjitha angazhimet që marrin qoftë në kuadër të rregullt, qoftë nga orari shtesë ata paguhen ose iu kompensohen me ditë të lira, kështu që deri tani ne nuk kemi asnjë kontest ligjor ku ne kemi bërë ndonjë shkelje apo nuk i kemi respektuar të drejtat që i garanton ligji i punës, por nisma të tilla ndaj korporatave në Kosovë ka shumë  nga portalet që janë bërë shumë dhe e kemi të pamundur që t’i mbulojmë të gjitha mediat që ekzistojnë në Kosovë, prandaj janë këto probleme, por ne jemi adaptuar dhe nuk është se i kushtojmë rëndësi shumë”, tha Bega.

Bega këmbëngul se të drejtat e punëtorëve në ”Viva Fresh Store” respektohen ashtu siç parashihet me Ligjin e Punës.

“Vazhdimisht të gjitha politikat tona të cilat lidhen me punësimin dhe rekrutimin dhe mbajtjen e  punëtorëve bëhen sipas ligjit në fuqi dhe akteve nënligjore dhe nuk kemi asnjë rast që është kontestuar apo është dokumentuar ndonjë shkelje nga institucionet relevante. Para festave rritet puna dhe ka dy zgjidhje që mbulohen nevojat e shtuara të kompanisë para festave, është përmes shtimit të punëtorëve jo të rregullt që angazhohen në ditë ose rritjes së orarit të punës që kompensohet përmes pagesës ose përmes kompensimit me ditë të lira, sigurisht që para festës orari punës do të zgjatet, por do të bëhet kompensimi siç e parasheh ligji i punës, është çudi të mendohet se një kompani e madhe me kaq shumë dyqane dhe punëtorë mund ta shkel ligjin në këtë formë siç pretendohet nëpër portale të caktuara, por ne nuk kemi çka bëjmë, ndihemi të shantazhuar, nuk funksionon rendi dhe ligji dhe këtu është problem që kushdo mund të shkruaj çka të dojë, por në fund janë konsumatorët ata që vlerësojnë, janë punëtorët dhe familjet e atyre punëtorëve që e dinë se punëtorët paguhen dhe çdo veprim që ne ndërmarrim në raport me punëtorët është i bazuar në ligj”, tha Bega.

Sipas drejtorit të marketingut Erton Bega, në rrjetin e marketeve të ”Viva Fresh Store” në të gjithë Kosovën, janë të punësuar rreth 2 mijë e 500 punëtorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending