Në meshën e Krishtlindjes, thirrje për paqe e dashuri

Besimtarët katolik anekënd botës po kremtojnë festën më të gëzuar të krishterë, atë të Krishtlindjes. Për nderë të kësaj feste në kishën katolike ‘’Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha e Krishtlindjes, të cilën e ka udhëhequr famullitari i kishës Don Viktor Sopi, i cili kërkoi nga Zoti falje për popullin dhe më shumë dashuri mes tyre.

“Të pendohemi për të gjitha gabimet e mëkatet tona që në këto momente zemra jonë të jetë e mbushur me dashuri, ku dhe zbret dashuria e hyjut, prandaj festa  e Krishtindjes është një festë gëzimi që Zoti merr ecjen në mbarë njerëzimin drejt qëllimit, e qëllimi është amshimi. Zotit lavdi, e paqe njerëzve të vullnetit të mirë, kështu qoftë për botën mbarë”, tha Sopi.

Sopi bëri thirrje për më shumë mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve.

 “Aty ku ka dashuri për jetë aty është progresi e siguria për një ardhmëri të lumtur, aty ku ka dashuri për virtyte, për sakrificë dhe vlera të cilat e kuptimësojnë dëshmijën e njeriut drejt një ideali ajo nuk fiket me asnjë mjet që  e prodhon toka, prandaj dita e krishtlindjes, dita e takimit të dashurisë së Zotit me njeriun është sot”,tha Sopi.

Krishtlindja është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.