Connect with us

Ferizaj

Grabitësit e argjendarisë akoma në arrati

Published

on

Mbrëmjen e fundvitit 2018, qyteti i Ferizajt u trondit nga një plaçkitje e armatosur, me ç’rast grabitësit pasi e plaçkitën një argjentari në qendër të qytetit, gjatë ikjes shkrepën edhe disa plumba nga armët e zjarrit, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes,  grabitësit vepruan edhe në rrugën “Ahmet Hoxha”, dhe nën kërcënimin e armës,  ia rrëmbyen veturën një banori, i cili në atë moment po zbriste për të hyrë në shtëpi.
Një dëshmitar okular, larg kamerës, flet për ngjarjen e asaj nate, me plot besim se ishin  grabitësit e argjentarisë ata të cilët e rrëmbyen veturën e fqiut të tij.

“Ka qenë 31 dhjetori, ora 18 e pak minuta. Pasi kam hyrë brenda,  kam dëgjuar disa zëra dhe krisma.

Kur dola jashtë e pashë se kanë qenë dy persona të armatosur. Kojshisë ja morën kerrin me dhunë, mandej kanë filluar drejt rrugës,  por policia pas tyre ka qenë dhe e kanë kthye kerrin dhe kanë vazhduar drejt përsëri. Kanë gjuajtur me automat me sa kam vërejtë, me ç’rast janë edhe shenjat këtu, ka qenë një natë shumë e stresuar për të gjithë banorët, veçanërisht për kojshinë të cilin e kanë maltretuar. Ata kanë qenë dy persona, kanë ardhur nga qyteti dhe janë lëshu drejt kah rruga jonë, ku kanë shkrepur me armë para këmbëve të kojshisë”  tha dëshmitari.
Pasi kishin gjuajtur në drejtim të banorëve, në largim e sipër, grabitësit kishin dëmtuar disa vetura, ndërsa në kthesë e kanë aksidentuar një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Policia janë kanë në ndjekje të tyre nuk kanë qenë edhe larg  por nuk kanë mundur me gjujtë se ka pasur qytetarë e vetura të tjera afër. Kur kanë dalë në rrugë kanë goditur edhe një fëmijë kur kanë tentu me ikë dhe një veture me tabela të jashtit, ata kanë mundur me ba gjithçka vetëm me pshtu veten”, shprehet ky banor i rrugës Ahmet Hoxha.

Ekziston edhe një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, e që eshtë bërë natën kritike nga kamerat e sigurisë në rrugën Enver Topalli. Aty shihet anashkalimi i veturës së policisë me veturën e grabitësve të armatosur, dhe momenti kur kriminelët me veturën e vjedhur ngjyrë të bardhë,  aksidentuan fëmijën dhe shkrepën disa plumba, si duket nga paniku.   Një dëshmitar tjetër  i cili e pa incidentin, thotë se në rrugë krahas kolonës së veturave kishte pasur edhe shumë kalimtarë. Videoja mbaron para se të shihet nëse kjo patrullë ka vazhduar me ndjekjen e grabitësve, apo është ndalur tek fëmija i aksidentuar.   Policia e Ferizajt akoma nuk ka publikuar ndonjë rezultat nga veprimet e ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e këtij grupi të armatosur kriminal.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending