Connect with us

Kosovë

20 vite nga Masakra e Reçakut

Published

on

Në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, për homazhe në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes kishin ardhur qytetarë të shumtë nga të gjitha viset e Kosovës, udhëheqës të institucioneve, deputetë dhe liderë të partive politike në Kosovë.
Në nderim të 45 civilëve të vrarë dhe masakruar nga forcat policore dhe ushtarake serbe më 15 janar 1999, kryeministri Ramush Haradinaj,  duke falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ardhur të bëjnë homazhe,  tha se Reçaku i ka dhënë shumë Kosovës andaj edhe meriton përkujtimin e përjetshëm.
Për Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, masakra e Reçakut i ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës, mirëpo as gjykatat vendore e as ato ndërkombëtare nuk kanë arritur që të zbardhin drejtësinë për kriminelet e këtyre masakrave.
Në fund të homazheve, tek shtatorja e ambasadorit Uilliam Uoker, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, kanë lëshuar pëllumba në qiellin e hapur, duke përçuar kështu edhe në mënyrë simbolike mesazhin për paqe.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Lirohen disa nga kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Published

on

Rreth orës 15:00, policia e Serbisë ka liruar disa qytetarët kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kosovë, ku një numër i tyre janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Sipas njoftimeve që vijnë nga udhëtarët atje, tash së fundmi, policia serbe ka filluar t’ua kthej dokumentet e konfiskuara dhe disa nga autobusët kanë vazhduar rrugëtimin.

Continue Reading

Kosovë

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi duke akuzuar Beogradin për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në X,  Kurti tha se qytetarët e bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë ,  përfshirë fëmijë,  janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Von Cramon i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të udhëtarëve nga Kosova

Published

on

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikë kalimet kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Që nga mbrëmë, qindra kosovarë janë ndaluar dhe po mbahen në zonat neutrale të pikë kalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera përshirë Kroacinë dhe Hungarinë. Aty janë bllokuar edhe shumë autobusë të kompanive kosovare kurse udhëtarëve u janë marrë dokumentet identifikuese derisa ata kanë mbetur në zonat neutrale pa ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Continue Reading

Trending