Connect with us

Kosovë

Akademi përkujtimore: Kërkohet drejtësi për viktimat e Reçakut

Published

on

Sot janë bërë 20 vite që kur ndodhi masakra e Reçakut, në të cilën forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njerin ndër krimet më të tmerrshëm në vend, në të cilin u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në kujtim të kësaj masakre, nën patronatin e Presidentit të Kosovës,  në Shtime  u mbajt një orë përkujtimore në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore, lokale, familjarë e qytetarë të shumtë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, fjalimin e tij e nisi duke e përmendur taksën të cilën Qeveria e ka vendosur ndaj Serbisë, ndërsa theksoi se askush nuk guxon të falë tokë të Kosovës për Serbinë.
Ne kemi vendos taksë mallrave të Serbisë, pra kësaj Serbie e cila ka bërë masakra dhe të asaj që ende po ka ide se qysh me na ndalë. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së dhe i ka edhe një tri vite dhe atëherë është mirë ne mos me u pajtu mos me pranu njohjen reciproke pasi nuk jemi ne pa diçka me thanë, ne nuk kemi thanë nuk shkojmë në dialog pa u kthy trupat e pa jetë, unë kam shku në 2004 në Merdare kam marr trupa pa jetë në një tendë dhe kurrë askush Kosovës nuk ja ka dhënë një certifikat se si kanë vdekur ata njerëz, pra për këtë ka qenë dashtë me u ngritë një gjykatë speciale. Kurse ka ndodhur e kundërta, deri kur po dojnë miqtë tanë me la vetën duke i rëndu shqiptarët.Nuk shkon kështu, vraju e preju ne luftë, torturohu edhe më tutje, dhe në fund hajde dhe jepja edhe një copë tokë Serbisë, po le të ja jep dikush, kush guxon me ja dhanë dhe le ta sheh se si ka me i dalë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh se Reçaku është synonim i cmimit të lirisë dhe pavarësisë, derisa në akademinë që u mbajt në Shtime përmendi edhe dialogun me Serbinë:

Është koha të mendojmë mbi të gjitha për shtetin tonë, është koha për t’u dhënë fund lojërave mbrenda nesh dhe kundër vetvetës. Sot ne jemi para ballafaqimit përfundimtar diplomatik me Serbinë dhe sfida e këti ballafaqimi kërkon që të jemi të bashkuar dhe të mos i bëjmë favore Serbisë me grindjet e tona të mbrendshme. Ne hymë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës për ta marrë njohjen nga Serbia dhe anëtarsimin në OKB, nuk ka qëllime të tjera për ne dhe nuk e kemi ndërmend të gabojmë në asnjë hap. Ata që shohin agjenda të tjera në dialog janë duke gabuar shumë në analizë e veprim politik, nëse nuk përfshihen në proces, ta dinë se nesër do të jetë vonë, trimëria pas betejës nuk ka vlerë, ju ftoj përsëri që të bëhen pjesë e kësaj histore që po ndodhë me të cilën nesër do të krenohen pasardhësit tonë”, tha kryekuvendari Veseli.

Ndërsa nikoqiri i këti organizimi Naim Ismaili, tha se dhimbja për 45  banorët e masakruar do t’i përcjell gjithmonë.
20 vite kujtime të rënda për humbjen e më të dashurve tanë, kjo dhembje e madhe për gjithë ne që na përcolli për këto 20 vite, do na përcjellë gjatë gjithë viteve tona, pasi është obligim për ne që t’i nderojmë dhe çmojmë  vlerat dhe idealin për të cilën u flijuan”, tha Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli.
Ish komandanti i zonës operative të Nerodimes Shukri Buja, tha se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
“Reçaku u bë pikë referimi e lëvizjes së diplomacisë ndërkombëtare, dhe  vuri në lëvizje mekanizmin e madh ndërkombtar për të gjetur zgjidhje për Kosovën.  Reçaku solli intervenimin e NATO-s dhe Reçaku ishte fakto kyç që solli lirinë e Kosovës, prandaj unë u bëj thirrje institucioneve të vendit që Reçakun ta trajtojmë me status të veçantë”,tha Buja.
Gjatë paraditës së sotme përfaqësues të institucioneve të ndryshme, atyre politike dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial në këtë fshat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Lirohen disa nga kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Published

on

Rreth orës 15:00, policia e Serbisë ka liruar disa qytetarët kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kosovë, ku një numër i tyre janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Sipas njoftimeve që vijnë nga udhëtarët atje, tash së fundmi, policia serbe ka filluar t’ua kthej dokumentet e konfiskuara dhe disa nga autobusët kanë vazhduar rrugëtimin.

Continue Reading

Kosovë

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi duke akuzuar Beogradin për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në X,  Kurti tha se qytetarët e bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë ,  përfshirë fëmijë,  janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Von Cramon i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të udhëtarëve nga Kosova

Published

on

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikë kalimet kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Që nga mbrëmë, qindra kosovarë janë ndaluar dhe po mbahen në zonat neutrale të pikë kalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera përshirë Kroacinë dhe Hungarinë. Aty janë bllokuar edhe shumë autobusë të kompanive kosovare kurse udhëtarëve u janë marrë dokumentet identifikuese derisa ata kanë mbetur në zonat neutrale pa ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Continue Reading

Trending