Connect with us

Ferizaj

Veteranë të arsimit pro grevës, por edhe për kompromis

Published

on

Gjersa mësimdhënësit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, me kërkesë për nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, disa veteranë të arsimit në Ferizajt, japin  mendime të ndryshme për bllokimin aktual të procesit arsimor në Kosovë.
        Ramadan Ramadani dhe Enver Zhinipotoku, tani pensionistë, thonë se greva e mësidhënësve është e arsyeshme, pasiqë sipas tyre, ata janë nënçmuar me koeficientin që u është caktuar nga Qeveria. Por në anën tjetër, ata thonë se të dyja palët duhet të  gjejnë një kompromis, në mënyrë që greva të merr fund. 
A është greva e arsyeshme apo jo secili le ta konkludojë vetë, por unë mendoj se e ka arsyeshmërinë e vet, sepse gjithmonë punëtorët e arsimit është dashur të futen në grevë për ta nxjerrë një dinar më shumë, gjë që tregon se institucionet tona në përgjithësi e neglizhojnë arsimin dhe nga pak e injorojnë, prandaj krejt kjo vjen deri tek një qëndrim më radiakal siç është tani greva. Po të ishte qeveria më e ndërgjegjshme, po e them këtë pasi në çdo shoqëri janë tri shtylla kryesore që duhet të avancohen, në radhë të parë është arsimi, për arsye se nga aty është burimi i kuadrave të shoqërisë, e këtu ata me ligjin e ri për paga që është publikuar, arsimi figuron në shkallën më të ulët të koeficinetit që do të thotë se nuk është barazuar as me një shofer të qeveritarëve. Besoj se duhet t’i thërrasin arsyes edhe qeveria por edhe Sindikata që të gjindet një kompromis që të dilet nga kjo amulli”, shprehet Ramadan Ramadani.
Ende pa përfunduar greva në shëndetësi, arsimtarët futen në grevë dhe kjo është e pa precedencë pasi këto dy shtresa janë shtresat më të kualifikuara dhe kjo tregon se pushteti nuk e ka dertin e intelegjencës. Në arsim dhe shëndetësi janë njerëzit më të shkolluar që i ka populli, sepse askush nuk mund të jetë mjek nëse nuk  e ka shkollën e kryer, mua më dhimbsen nxënësit por arsimtarëve u jap të drejtë sepse që një javë qeveria i ka ulur veshët, dhe mbrëmë kryeministri  bisedon më këshillin grevist dhe arrihet një kompromis që nuk e pranojnë arsimtarët dhe përsëri greva vazhdon. Nëse Kosova ka pare për me pagu “Bechtel-Enka”-n 53 milionë për gabime të atyre që nuk i kanë paguar me kohë, pse nuk mund të gjejë pare edhe për mësidhënësit. Kur një kryeministër merr pagë tri herë më shumë se gjithë kryeministrat e ballkanit atëherë pse mos të jetë i dinjitetshëm edhe mësuesi”, deklaroi profesori i pensionuar i sociologjisë Enver Zhinipotoku.
Por, edhe Ramadani edhe Zhinipotoku, shprehen se krahas rritjes së pagave duhet  të ngritet edhe cilësia në arsim, sipas tyre, arsimi kosovar është degraduar mjaft shumë, dhe përmirësimi i saj arrihet kur politika të “largojë duart” nga shkollat.
Asnjëherë nuk ka qenë që një shërbëtor ta emërojë Kryetari i Komunës, gjithmonë përzgjedhjen e kuadrit e ka bërë kryesia e shkollës, por kjo nuk i konvenon politikës momentale, ajo përmes drejtorëve dhe segmenteve të tyre nëpër shkolla i siguron votat dhe kështu i ka futur duart në shkollë deri në bërryl. Unë mendoj se gjendja në arsim nuk mund të përmirësohet nëse nuk plotësohen këto dy kushte, nëse arsimtarëve nuk u sigurohen paga të dinjiteteshme duke kërkuar edhe punë prej tyre,  nëse politika nuk i çon duart nga shkollat e universitetet. Unë gjysmën e arsimtarëve që janë në punë nuk i kisha lënë në ato vende të punës, është fatkeqësi se kush na punon në shkolla e në universitetet”,tha Zhinipotoku.
Mendoj se krahas kërkesës për nivelizim të pagave duhet të bëhet edhe një kërkesë ajo për përmirësimin e cilësisë në  të gjitha nivelet e arsimit nga ai fillor deri tek ai universitar. Arsimi në vend ka degraduar mjaft shumë, por për tu nxjerrur nga kjo situatë duhet të fillojë një reformë krejtësisht e re dhe në përputhshmëri me kushtet dhe standartet tona të cilat i kemi,  e jo reformë me perendimin e kushtet çfare i kemi”,tha Ramadani.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pas negociatave me krerët e sindikatës ka deklaruar se qeveria do të  rrisë pagat për mësimdhënësit, por SBASHK-u nuk doli i kënaqur nga kjo ofertë, duke lajmëruar se greva vazhdon edhe më tutje deri në përmbushje të kërkesave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Ferizaj

300 € gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policët e stacionit në Ferizaj, të martën mbrëma rreth orës 20:30 , kanë ndaluar shoferin E.B , 24 vjeçar, i cili në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 79 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending