Connect with us

Ferizaj

Grainca: KF Ferizaj privatizohet gjatë verës

Published

on

Kryetari i ri i klubit të futbollit “Ferizaj”, Mustafë Grainca, i cili pardje u zgjodh në këtë detyrë, të cilën më herët e kishte ushtruar Sadush Rysha, thotë se si udhëheqës i ri, i ka dy  objektiva të cilat i ka në plan t’i realizojë.
“Synimi kryesor është që klubin tonë në këtë gjendje që ka sot në tabelën e klasifikimit ta ruajmë dhe ta ngrisim atë dhe të jemi pjesë e super-ligës edhe në kampionatin e ardhshëm, dhe objektivi i dytë ngritja e klubit në një standard më të lartë  në organizimin menaxherial dhe të luftojmë për më lartë”,tha Grainca.

Grainca, tha se sonte do të zyrtarizohet trajneri i ri i klubit, Bylbyl Sokoli dhe se fondi i lojtarëve është rritur edhe me prurje të reja.
“Nga dita e djeshme ne jemi në negociata me trajnerin Bylbyl Sokoli, ai ka ardhur sot me kërkesën time por ende nuk është zyrtarizuar, ne sonte do të mbajmë një takim, edhe pse marrëveshja është arritur, por sonte do të zyrtarizohet”,tha Grainca.

Si objektiv të dytë Grainca shpalosi planin që  klubi i futbollit “Ferizaj”, deri në verë të privatizohet, si mënyrë e vetme e zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të këtij sporti në qytet.
“Kemi edhe obligime nga kryetari që të fillojmë edhe procesin e privatizimit të klubit nga statusi i OJQ-së në atë privat, e pastaj do ketë krejt diçka tjetër edhe në organizim edhe në financimin e aktivitetit të klubit, së shpejti do fillojmë këtë proces dhe brenda 3-4 muajve ne do ta ndërrojmë statusin e klubit, dhe klubi do të jetë klub privat”,tha Grainca.
Klubi i futbollit Ferizaj gjatë sezonit vjeshtor mbeti pothuajse  në fund të tabelës. Stinori i ri i Superligës së Kosovës fillon më 14 shkurt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Fikret Arifi emërohet u.d. i drejtorit në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Pediatri Fikret Arifi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Ferizajt.

Emërimi i tij është bërë më 08.03.2024 nga Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës pothuajse një muaj e gjysmë nga dorëheqja e udhëheqësit paraprak, Selajdin Sallahut,  më 31.01.2024.

Arifi është emërimi i katërt me radhë si ushtrues detyre pas Halit Gërbeshit, Isa Berishës dhe Selajdin Sallahut.

Spitali i Ferizajt nuk ka drejtor të rregullt që nga 06.08.2021, kur ish drejtorit Jeton Zeqiri i kishte përfunduar kontrata.

Përndryshe, SHSKUK ka hapur konkurs për drejtor të Spitalit të Ferizajt më 09.02.2024

Continue Reading

Ferizaj

Gjobitet me 300€, 3 pikë dhe 3 muaj pa patentë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, kanë ndaluar shoferin 21-vjeçar me inicialet S.G, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 80 km/h radari regjistroi shpejtësinë prej 146 km/h.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse heqje e patentë shoferit në kohëzgjatje 3 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se të enjten, rreth orës 15:45 është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeç.

Ai ishte në kërkim në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’  për të cilën ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Trending