Connect with us

Ferizaj

Refuzohet me pikturë, pranohet tjetra me dizajn

Published

on

Më 18 janar të këtij viti, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, ka pranuar në punë një mësidhënëse për art figurativ në shkollën fillore “Gjon Serreçi “,  për të cilën gjë pat ankesa nga kundërkandidatët. 
  Laura Brahimi, e cila ishte kandidate për këtë pozitë, thotë se i është bërë e padrejtë  në këtë konkurs, pasiqë sipas saj, për dhënien e lëndës edukatë figurative, kjo drejtori i ka dhënë përparësi  kandidates me dizajn grafik, gjë që nuk lejohet me udhëzimet e MASHT-it.

Jo me dëshirë kisha dashur me konfirmu se po kërkojmë drejtësi në një oqean. Problemi është se Drejtoria e Arsimit, ka marrë një vendim jolegjitim. Ka të bëjë me mësimdhënie  për sh.f .“Gjon Serreçi”  dhe sh.f. “Ahmet Hoxha”.   Por tani po flas konkretisht për “Gjon Serreç”.   Nëse në një konkurs kërkohet një kuadër profesional sipas udhëzimit të normativit të MASHT-it, atëherë ata kanë bërë shkelje ligjore, sepse nuk i kanë pranuar kandidatët sipas rregullores që ata kanë kërkuar.  Bëhet fjalë për art figurativ, sipas udhëzimit të MASHT-it, shkruhet shumë qartë se personi që është i kualifikuar dhe që ka përparsinë është një person që është profesionist i pikturës, më pas vjen skulptura dhe grafika, kurse dizajni grafik nuk ka qasje për mësimdhënie” 

Brahimi, e cila thotë se e ka të kryer masterin në degën e pikturës, shprehet se ka bërë ankesa në Komunën e Ferizajt për këtë konkurs, porse asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.


Unë jam piktore, kam diplomë, masterin që katër vite, dhe nëse hyjmë më gjerësisht, asnjë kualifikim, asnjë aktivitet që unë i plotësoj kushtet me qenë adekuate ata nuk i kanë marrë parasysh. Unë kam bërë ankesa, jam nisur nga rasti i kontesteve që është në Komunë, aty asnjëherë nuk kthehen përgjigje, më pas kam vazhduar me inspektorin  e punës. Nëse prapë ndodhin të njejtat, me ose pa dashje duhet me vazhdu edhe me gjykatë. Mos heshtin se nuk është koha me hesht, është koha që duhet me i përkrah secili përgjegjësitë e veta, nuk duhet me pasë frikë nga liria” deklaroi piktorja Brahimi.

Gjatë javës, në disa raste Televizioni Tema ka tentuar të merr një prononcim nga  Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim LLabjani, por meqenëse ishte në pushim vjetor, ai pranoi të pronocohet vetëm përmes telefonit,  duke thënë se sipas udhëzimit të MASHT-it, përveç pikturës, skulpturës dhe grafikës, për të dhënë mësim në lëndën e edukatës figurative, janë kompetentë edhe të diplomuarit e dizajnit grafik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending