Connect with us

Ferizaj

Prindërit në Ferizaj: Të hënën i dërgojmë fëmijët në shkollë

Published

on

Këshilli i prindërve i Ferizajt, ka kërkuar nga prindërit që të hënën t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.
Visar Islami, nënkryetar i këtij këshilli në Ferizaj, tha se edhe nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes institucioneve dhe SBASHK-ut, të hënën nxënësit duhet të paraqiten në shkollë.
Kemi pasur takime të shpeshta, kemi diskutuar edhe me SBASHK-un në nivel lokal, kemi pasur takime të rregullta me ta, jemi përpjekur, jemi munduar që të gjendet një zgjidhje me ministrinë dhe SBASHK-un, mirëpo prapë nuk është arritur ai qëllim. SBASHK-u nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre, ministria u ka ofruar atë mundësi që e ka, por ne si këshill i prindërve apelojmë tek SBASHK-u që të fillojnë me mësim ditën e hënë dhe nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë pjesë e mësimit. Ne po kërkojmë që të hënën të jetë mësim i rregullt dhe të fillojë procesi mësimor. Kjo thirrje është edhe për mësimdhënësit edhe prindërit” tha Islami.
Islami shprehet se është tejet shqetësuese humbja e kaq shumë orëve mësimore, por sipas tij,  dhe më shqetësuese është mënyra se si do të kompenzohen ato.
Humbjet që janë shkaktuar që tri javë, unë nuk besoj se do të gjendet kohë për me i kompenzu, kam ndëgju se do të vazhdohet në kohën e verës, por megjithatë mësimdhënësit nuk do të dalin në ato ditë, ne e kemi thënë edhe pa tri jave që çdo orë e humbur është problem të kompenzohet”, tha Islami.
Ndryshe, tash e 17 ditë nxënësit po qëndrojnë jashtë bankave shkollore si pasojë e grevës së mësimdhënësve,  të cilët janë duke kërkuar korrigjimin e projekt-ligjit për paga, në mënyrë që punëtorët e arsimit, sipas tyre,  të kenë një trajtim meritor në sistemin publik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending