Connect with us

Kosovë

Kolegji “Mehmet Akif” kremton Ditën e Pavarësisë

Published

on

Të veshur me veshje kombëtare e të stolisur me simbole të shtetit të Kosovës, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, dje kremtuan 11 vjetorin e Pavarësimit të vendit.  Në ambientet e këtij kolegji në Prishtinë, nxënësit kishin pregaditur valle, recitime e skeçe të ndryshme, përmes së cilave shprehnin dashurinë që e kanë për vendin.

“Më e bukura që unë kam me bë është se kam me kërcy vallën e rugovës dhe ka me pikturu, jam shumë e emocinouar se sot Kosova mbush 11 vite”,tha Amela Elezi, nxënëse.
“Kam me këndu, dhe ka me pikturu të gjitha këto po i bëjmë për përvjeotrin e shtetit të Kosovës, jam i emocionuar shumë për këtë ditë”
, tha Eron Shaqiri, nxënës.

Një pjesë e madhe e këtij programi ishte përgaditur nga mësuesja e klasës së tretë, Luljeta Mulliqi,  e cila tha se nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, me padurim po e prisinin këtë ditë për të performuar.

“Sot festojnë të gjithë dhe festojm edhe ne së bashku me të gjithë, kemi pregaditur  disa këngë të ndryshme, poezi, drama, që kanë të bëjnë me këtë ditë që  e festojmë. Nxënësit me padurim kanë pritur që sot të dalin në skenë dhe ka ditë që janë duke u përgaditur”, tha Luljeta Mulliqi.

Drejtori Nazmi Ulus, tha se kolegji “Mehmet Akif”, e ka bërë traditë festimin e festave shtetërore. Ai tha se të gjitha aktivitetet organizohen nga trekëndëshi mësues, nxënës dhe prind, duke thënë se këta akterë janë çelësi i një edukimi të mirëfilltë.

Kjo është një ditë e rëndësishme, dhe padyshim që do të festohet, dhe siç shihet të gjithë janë të lumtur, ndjhen mirë, po ashtu edhe ne ndjehemi mirë. Zotimi jonë është që tu ofrojmë sa më shumë  kushte dhe sa më shumë aktivitetet. Siç e shihni ka shumë prindër, dhe kanë ardhur me dëshirën e tyre këtu edhepse nuk kanë qenë të detyruar që të marrin pjesë, por janë këtu. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me prindërit dhe kjo duket. Poashtu dua të shtoj se nëse familjet nuk kontribojnë në edukim atëherë nuk kemi një edukim të mirë, gjithashtu edhe mësuesit apo stafi nëse nuk kontribojnë atëherë nuk ka edukim të mirë, prandaj ne përiqemi që ti bashkojmë këto elemente për një edukim sa më të mirë”,tha Ulus.

Në vigjilje të ditës së Pavarsisë së Kosovës, programe të ngjashme janë organizuar në të gjitha kampuset e kolegjit Mehmet Akif në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Lirohen disa nga kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Published

on

Rreth orës 15:00, policia e Serbisë ka liruar disa qytetarët kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kosovë, ku një numër i tyre janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Sipas njoftimeve që vijnë nga udhëtarët atje, tash së fundmi, policia serbe ka filluar t’ua kthej dokumentet e konfiskuara dhe disa nga autobusët kanë vazhduar rrugëtimin.

Continue Reading

Kosovë

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi duke akuzuar Beogradin për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në X,  Kurti tha se qytetarët e bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë ,  përfshirë fëmijë,  janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Von Cramon i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të udhëtarëve nga Kosova

Published

on

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikë kalimet kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Që nga mbrëmë, qindra kosovarë janë ndaluar dhe po mbahen në zonat neutrale të pikë kalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera përshirë Kroacinë dhe Hungarinë. Aty janë bllokuar edhe shumë autobusë të kompanive kosovare kurse udhëtarëve u janë marrë dokumentet identifikuese derisa ata kanë mbetur në zonat neutrale pa ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Continue Reading

Trending