Connect with us

Ferizaj

Nisma Socialdemokrate shtron “Drekën e Pavarësisë”

Published

on

“Festo Shqip”, ishte motoja e të rinjve të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, të cilët me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuan një drekë dhe ekspozitë me ushqime e produkte të ndryshme vendore.
Socialdemokratët e Nismës, thanë se festimi më i mirë i përvjetorit të pavarësisë bëhet duke promovuar produktet që prodhohen në shtetin e ri të pavarur.

 “Rinia e Nismës Socialdemokrate ka vendosur që për nder të përvjetorit të pavarësisë të organizojë një drekë të ashtuquajtur drekë e pavarësisë, ku kemi vendosur të kemi ushqim tradicional, pije e produkte vendore në përkrahje edhe të produkteve vendore dhe atyre tradicionale” tha Albion Salihu, kryetar i të rinjve socialdemokratë.

 “Për organizimin e këtij aktiviteti kemi hasur mbështetjen e sponzorëve të ndryshëm të vendit, si “Miros”, “Relax”, furra e “Mikelit”,e shumë të tjera që synim kryesor e kemi pasur qasjen e produkteve vendore të tregojmë se nuk kemi nevojë për produkte të huaja por mundemi me i’a dalë vetëm me produkte tona” tha Agnesa Hajredini, nënkryetare e të rinjve.

Por, të rinjtë e këtij subjekti politik nuk kishin qëllim vetëm promovimin e produkteve vendore, por të atraksionit turistik në periferi të qytetit.   

 “Arsyeja pse e kemi zgjedhur Bifurkacionin sot që me festu Pavarsinë është se historia e bifurkacionit është lumi i dytë në botë që ndahet në dy pjesë dhe nuk bashkohet, kështuqë, pse mos me promovu këtë turizëm që e kemi”  tha Kushtrim Hasani.


Në “Drekën e Pavarësisë” të organizuar nga Nisma e Ferizajt, morën pjesë edhe një grup valltaresh e defatoresh të grupit të ansamblit “Kastriotët”,  për ta përcjellur këtë ngjarje me këngë të selektuara popullore dhe për të promovuar veshjet tradicionale të trojeve tona.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending