Connect with us

Ferizaj

Video-analizë e procesit gjyqësor në Ferizaj (I) – Peticioni i fshehur

Published

on

Video-analizë e procesit gjyqësor në Ferizaj (I) – Peticioni i fshehur

     Duke parë interesimin e madh të opinionit për rrjedhën dhe epilogun e gjykimit që po mbahet në Gjykatën Themelore të Ferizajt, në të cilin ish-drejtori i urbanizmit të Ferizajt, Faik Grainca, së bashku me dy qytetarë të tjerë po gjykohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, Televizoni TEMA fillon një seri të video klipeve të shkurta, ku bëhet krahasimi i dëshmive të dëshmitarëve që ata i kanë dhënë pranë kësaj gjykate në lidhje me një çështje specifike.

    Sa për rikujtim, gjatë vitit 2017, Komuna e Ferizajt pat zhvilluar procesin e hartimit dhe miratimit të Planit Zhvillimor Komunal,  gjatë të cilit pat shumë ankesa, parregullsi dhe një kallëzim penal ndaj ish-drejtorit Grainca dhe 13 anëtarëve të Komisionit  për Shqyrtim të ankesave.

Ata u patën hetuar nga hetuesia e Ferizajt  për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e shqyrtimit të ankesave dhe aprovimin e një peticioni të dyshimtë , ndërsa  më vonë  u ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtorit dhe dy qytetarëve të tjerë. Anëtarët e komisionit janë  ftuar si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor nga ana e prokurorit të shtetit.

Gjatë intervistimit të dëshmitarëve, është zbuluar se një peticion i disa qytetarëve që jetojnë në anën e majtë të rrugës “Astrit Bytyqi”, ku ata kërkuan që shtëpitë e tyre të mbesin në zonë të ndërtimit të ulët,  nuk figuron në raportin final zyrtar të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit për shqyrtim.

Në video-analizën e parë, do të mund të shihni krahasimin e përgjigjeve të dëshmitarëve lidhur me peticionin e dorëzuar në komunën e Ferizajt më 14 Prill 2017, i cili ishte protokoluar me numër  01-016/01-0036867/17. Vlen të theksohet se në raportin zyrtar të komisionit të  shqyrtimit të ankesave thuhet se ishin shqyrtuar 114 kërkesa të qytetarëve, ku prej tyre 7 ishin peticione.  Peticioni në fokus, i cili ishte ndër të parët që u dorëzuan për shqyrtim, nuk përmendet fare në raportin zyrtar të komunës.

Pra kini vëmendjen, bëhet fjalë për dëshmitë e anëtarëve  të të njejtit komision, të cilët  me nënshkrimin e tyre,  në raportin dhe procesverbalin e datuar  9  Gusht 2017, kanë vërtetuar se kanë shqyrtuar të gjitha ankesat dhe peticionet e qytetarëve në lidhje me propozimin për PZHK-ne të ri të Ferizajt.  

Pas shikimit të video analizës(I), një shikues i rëndomtë  mund të parashtrojë pyetje, të cilat besojmë se Prokurori i shtetit dhe Trupi gjykues do tu gjejnë pergjegje:

  • A ka pasur vërtetë shqyrtim dhe rishqyrtim të peticioneve të qytetarëve, siç thuhet në raportin final të komisionit komunal për shqyrtim të ankesave ne PZHK?  
  • A kanë marrë pjesë vërtetë të gjithë anëtarët e komisionit në fazën e shqyrtimit të ankesave dhe peticioneve , apo ky proces është kryer vetëm nga një grup i ngushtë i njerëzve nga ky komision?
  • Si mund të ndodh që një apo më shumë anëtarë të komisionit të nënshkruajnë një raport apo procesverbal të shqyrtimit/rishqyrtimit , nëse vërtetë nuk kanë marrë pjesë në atë proces?
  • A mos kanë qenë një apo më shumë anëtarë të komisionit viktima të prezentimit të rrejshëm të përmbajtjes së një dokumenti zyrtar në formë raporti, të cilin pastaj e kanë nënshkruar, duke besuar se po nënshkruajnë  diçka tjetër?
  •  A po shihen elemente për ndjekje penale të një apo më shumë anëtarëve të  komisionit, të cilët fillimisht ishin të përfshirë në kallëzim penal nga hetuesia e Ferizajt, por që më vonë ishin liruar nga aktakuza?
  • Cili është motivi i vërtetë i fshehjes së peticionit të tetë, dhe kush e fshehu atë?

                                                                              (VAZHDON)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending