Connect with us

Ferizaj

29 vjet: Këshilli i pajtimit të gjaqeve akoma ka punë

Published

on

Sot janë bërë 29 vjet kur me nismën e Anton Çetës në Kosovë nisi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që asokohe si dukuri kishte shtrirë rrënjë shumë thellë anembanë vendit.
 Përvjetori i aksionit fisnik u shënua edhe në Ferizaj, ku veprimtarë e anëtarë të këshillit të dikurshëm lokal  të pajtimit , thanë se viti 1990 ishte viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar:

“Viti 1990 shënoi  një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, ky vit hyri në histori si viti më i orgamizuar dhe më frytdhënësi, hyri si bashkim i popullit shqiptar mbrenda dhe jashtë trojeve etnike, dhe u bë një ndër masat mbrojtëse më të fuqishme kundër pushtuesit serb” – tha Fatmir Çerkini, anëtar i këshillit pajtues.
“Ky këshill ka pasur shumë dimenzione, bashkimi i faktorit shqiptar me u bë bashkë, pastaj shtylla e bashkimit dhe afrimit dhe unitetit kombëtar na priste rreziku i luftës, e të kishim hy në luftë me tërë ato gjaqe do të ishte edhe më rëndë. Por madhështinë kësaj lëvizjeje ia dhënë ata që e shtrinë dorën e pajtimit” – tha veprimtari Xhevat Kryeziu.

     Në mbledhimin e sotëm, aktivistët e pajtimeve uruan që të mos ketë nevojë më për ndërhyrjen e këtij këshilli:

“Uroj dhe gëzoj që kësi këshilla të pajtimit të gjaqeve mos të kemi më, por të kemi këshilla të zhvillimit ekonomik e kulturor. Fatkeqësisht këto po na ngjajnë edhe sot, siç ishte rasti në Ferizaj, hakmarrje, gjakmarrje që ato duhet të i’a lëmë pushtetit se për këtë kemi punuar dhe luftuar, për të formuar organet tona për tu marrur me cështjet e ngatërresave dhe pa funksionimin e shtetit juridik nuk mund të ketë edhe shtet të zhvilluar ekonomik”, tha Rushiti.

  Drejtori i policisë në Ferizaj Gazmend Hoxha, në fjalimin e tij tha se si shoqëri, akoma nuk kemi arritur ne shkallën që të shuajmë këshillat e pajtimit të gjaqeve:

“A kemi nevojë edhe sot për këshillin e pajtimit?  Do të ishte mirë të mos kemi nevojë asnjëherë për këshillin e pajtimit, por fatkeqësisht ky problem ekziston akoma tek ne, rasti i fundit në Ferizaj në bazë të informacioneve që ka Policia është bërë konkretisht për motive të hakmarrjes, kjo dëshmon se akoma shoqëria jonë nuk ka ecur përpara dhe mendoj se akoma kemi nevojë për një këshill të tillë”- deklaroi drejtori Hoxha.

Kryetari i këshillit të pajtimit të gjaqeve në Ferizaj, Raif Musa, tha se gjakmarrja krijon izolim  e dhe e merr peng te ardhmen e njerëzve:

“Gjatë gjithë pajtimeve ne nuk kemi kërkuar falje në emër të vrasësve por gjithmonë në emër të rinisë, në emër të së ardhmes, sepse ishte momenti që të bëhej bashkimi i popullit për frymën e lirisë. Kurse sot në vend të hakmarrjes duhet të kërkojmë paqen, dashurinë për jetën, pasi gjakmarrja vetëm vret ajo vetmon, izolon dhe mban peng të ardhmen, ndërsa falja ndërton ura gëzimi,  ndjenjë  krenarie, paqe dhe përparim” – tha Raif Musa, në fjalën e tij të rastit.

Se falja të bënë krenar dhe të qetë, e thotë edhe Rrahim Bajraktari, i cili vite më parë fali dorasin e babait dhe nënës së tij:

“Kam falur gjakin e babait, nënës dhe plagën e motrës e cila jeton sot, ka qenë e rëndë, por e kam falur, kur më thoshin falnaj neve se nuk je duke i’a falur vrasësit atëherë kam vendosur të kontriboj për cështjen e kombit, sot kënaqem që kam bërë dicka e kam kontribu”,tha Bajraktari.

Këshilli per pajtimin e gjaqeve në Kosovë, që nga themelimi i tij ka arritur të  ndalojë hakmarrjen tek më shumë se 2500 familje, dhe të zgjidhë ngatërresat ndërmjet qindra familjeve të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending