Connect with us

Art & Showbiz

Loja me kufij në teatrin “Adriana”

Published

on

Sonte në teatrin “Adriana”, do të shfaqet shfaqja “Shkumsi”, i regjisorit Naser Shatrolli,  në të cilën  trajtohen çështja e kufijve të Kosovës,  izolimi i qytetarëve, me theks të vecantë tek liberalizimi i vizave.
Regjisori i shfaqjes “Shkumsi”, tha se kjo shfaqje është me karakter politik e social, në të cilën një  individ me emrin Shkumës  sillet si patron mbi shtetin, vendos dhunshëm vija kufitare,  sillet si njeri që bën ligjin:


“Shfaqja ndërlidhet me kufijtë, eksluzivisht me kufijtë e Kosovës, me këtë lloj brishtësie që na ka përthekuar brenda përbrenda kufijve dhe se cfarë do të ndodhë me këta kufij ne nuk e dijmë, a do të ngelen ata që janë apo do të ndryshohen, kush janë ata njerëz që do të vendosin me shkumës këta kufij, dhe teatri këtë e ka mission. Ne kemi provuar të japim alarmin tonë në aspektion artistik” deklaroi regjisori  Shatrolli i cili është edhe autor i shfaqjes, tha se pas prezantimit në Prishtinë ka zgjedhur teatrin e Ferizajt për ta prezantuar këtë projekt të tij dhe pret që audienca ferizajase ta përkrahë.
“Është emocion i veçantë, kjo është skena më kuptimplotë pasi unë këtu kam mbrojtur temën e masterit , dhe kjo skenë e ka vulën shejtërore në aspketin teatror për mua. Shfaqja ka pasur premierën në Prishtinë dhe është e përbërë prej një kaste të aktorëve të shkëlqyer, dhe Ferizaji është arenë në raport më skenat tjera Kosovare dhe për këtë e kam zgjedhur Ferizajn, dhe ne duam që ta kemi sallën përplot, uroj që do të  pëlqehet” – tha në fund regjisori Shatrolli.


 Shfaqja “Shkumësi”, destinacion të radhës e ka Shkupin, Tiranën e qytete të tjera të Kosovës, ndërsa regjisori i saj tha se është duke u përpjekur që këtë shfaqje ta prezentojë edhe jashtë kufijve të Ballkanit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme, transmeton A2CNN.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim” thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare.

Një pjesë të jetës së tij, Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, kurse më parë kishte edhe titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Rolet kinematografike:

  • Kronikë provinciale (2009)
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Nata (1998)
  • Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
  • Binarët (film) (1987)
  • Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
  • Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
  • Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
  • Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
  • Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
  • Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
  • Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
  • Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake
  • Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios
  • Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
  • Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit
  • Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

Continue Reading

Art & Showbiz

Kryevepra e Pikasos që portretizon dashnoren e tij mund të shitet mbi 120 milionë dollarë

Published

on

Një kryevepër e Pikasos , e titulluar “Femme à la montre” (Gruaja me orë), pritet të shitet mbi 120 milionë dollarë kur të dalë në ankand më vonë gjatë vitit.

Piktura në vaj e vitit 1932, do të jetë në qendër të vëmendjes në ankandin dy-ditorë në Sotheby’s në Nju Jork në nëntor, kur edhe do të dalë në shitje koleksioni i Emily Fisher Landau.

Piktura me përmasa 130 x 96,5 centimetra, shfaq të dashurën dhe “muzën e artë” të Pikasos,

Marie-Thérèse Walter, e cila u portretizua në disa nga pikturat e tij.

Deri tani, disa nga veprat e Pikasos u shitën me shuma mbi 100 milionë dollarë, derisa në maj të vitit 2015, kryevepra e tij “Les femmes d’Alger” (Versioni “O”)  u shit nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju Jork për 179.4 milionë dollarë.

Continue Reading

Art & Showbiz

Sonte përfundon Festivali Teatrove – Agjenda për sot

Published

on

Sot në mbrëmje përfundon Festivali Teatrove që ka filluar më 1 tetor në Ferizaj.

Me fillim nga ora 17:00 do të jetë retroteatri me perfomancën “Premartyris” i regjistorit Kushtrim Mehmeti që shfaqet në kishën katolike.

Kjo ditë vazhdon me shfaqjen “Koleksionisti i syve” me autor Ag Apolloni e regjisor Ben Apolloni që shfaqet në teatrin “Adriana” me fillim nga ora 18:00.

Në ora 19:30 bëhet ndarje e shpërblimeve kurse festivali përfundon me ndejën në oborrin e teatrit ku me fillim nga ora 21:00 performon Edona Reshitaj.

Continue Reading

Trending