Connect with us

Ferizaj

Demokracia Studentore hap ”të pame” për Universitetin e Ferizajt

Published

on

Demokracia Studentore, sot ka organizuar protestë me kërkesë për ndalje të punësimeve të paligjshme, që sipas kësaj organizate, po bëhen në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga rektorati aktual, duke kërkuar njëkohësisht edhe dorëheqjen e tij.
Grupi protestues kishte paraparë që protestën ta mbajë mbrenda oborrit të Universitetit, por meqë kjo nuk u lejua  nga sigurimi i objektit, protestuesit e thyen rrethojën dhe u futën në oborr. Driton Ismaili, aktivist i kësaj organizate,  tha se ky universitet është kapur dhe se udhëhiqet nga një rektor i cili është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

“Ne kemi shumë arsye e fakte që jemi mbledhur këtu, së pari janë keqpërdorimet financiare që ndodhin këtu, është mbyllja e programeve të cilat kanë qenë 6 programe ndërsa tash kemi vetëm 2 drejtime, ku agjensioni i akreditimit nuk i ka akredituar për shkak se kanë punësuar profesor të cilët nuk kanë ngritje profesionale, kemi një farë lloj nepotizimi të mbjellur mbrenda Univeristetit,  ku llogo apo sllogan i këtij unversiteti është se nuk mundesh me qenë profesor këtu nëse nuk e ke librezën e PDK-së. Ne po kërkojmë që ky Universitet të funksionojë në bazë të kurikulave e jo në bazë të ligjeve që bëjnë i bëjnë vet. 

Agron Bajraktari është një person i kapur politikisht dhe që është anëtar i PDK-së“- tha Ismaili.

Në protestë u tha se prokuroria po heshtë, pasiqë në këtë institucion është punësuar i biri i kryeprokurorit Jashari.

“Ne si organizatë e monitorojmë këtë universitet që pesë vite, ne që një kohë të gjatë u jemi adresuar prokurorisë që të merr masa, por duke pasur parasysh ndikimin e rektorit,  prokuroria cdo herë ka hezituar. Në këtë universitet është punësuar Bujar Jashari, është punësuar gruaja e dekanit Lejla Ibrahimi me mbiemër të vajzërisë, po ashtu është Ibrahim Qinaku, i cili që tri vite është jashtë shtetit dhe merr pagë në universitet” tha Mexhid Ramusa.

  Në shenjë proteste, protestuesit vendosën një peshqir të bardhë dhe një lule përkujtimore, duke thënë se e pamja për këtë universitet do të zgjasë deri në largimin e rektorit Bajraktari.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending