Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Lumturisë

Published

on

Në sheshin “Adem Jashari” të Ferizajt ishin mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët përmes disa aktiviteteve kulturore e artistike, sot po e festonin ditën ndërkombëtare të lumturisë.  Në të njejtën kohë, ata po e shënonin edhe 21 Marsin, ditën botërore të personave të prekur me Sindormën Down.
Kryesuesja  e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, tha se dita ndërkombëtare e lumturisë në qytetin tonë po shenohet për herë të parë.

“Sot për herë të parë në Ferizaj po organizohet dita ndërkombëtare e lumturisë, një ditë që vërtet ia vlenë të shënohet, pasi lumturia është mbi të gjitha. Unë do të thoja që vetë fakti që jetojmë dhe frymojmë, ne duhet të ndjehemi të lumtur gjithësecili” tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Kurse Vanesa Sadriu, kryetare e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt, të cilët dhe ishin edhe inciatorë të këtij aktiviteti, tha se në shumë shtete të botës shënohet kjo ditë, prandaj sipas të rinjve Ferizajas, edhe fëmijët e këtushëm meritojnë një mundësi të tillë.

“Sot është dita botërore e lumturisë dhe 21 marsi dita botërore e fëmijëve me sindromën Down, dhe kemi vendosur që t’i shënojmë së bashku, fëmijët do të këndojnë, recitojnë, dhe do të bëjnë ngjyrosje nëpër fytyra. Kështu që po besojmë që t’i lumturojmë përmes këtyre aktiviteteve”,tha Sadriu.

“Një natë kur të gjithë i zuri gjumi, të dëgjova tek i luteshe zotit të të jepte këmbë që për të vetmen herë të kaloje qytetit dhe mos të shikonin me përbuzje, së paku vetëm një herë mos ta kishe problem përdorimin e karroces”, – fragment nga eseja e Valinës 8 vjecare.

Në këtë aktivitet, ajo që emocionoi pjesëmarrësit, ishte 8 vjeçarja Valina Hoxha, e cila kishte përgaditur një ese që i dedikohej personave me sindromën Down.

Data 20 mars ishte propozuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që të shënohet si Ditë Ndërkombëtare e Lumturisë, dhe që nga 2013, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike anembanë botës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending