Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Ujit

Published

on

Ekzekutivi i këtij qyteti, së bashku me kompaninë e ujit “Bifurkacioni”, kishin vendosur që në këtë ditë të mbajnë një takim senzibilizues me nxënës të shkollave fillore të kësaj komune, për tu treguar për rëndësinë e ujit dhe për të përçuar mesazhe për ruajten e tij. 

“Detyrë përmanente e prindërve dhe mësimdhënësve është edukimi dhe mësimi për të gjithë fëmijët se si të kujdesen dhe të ruajnë ujin. Kosova para luftës ka pasur pak familje që kanë pasur qasje në ujë të pijshëm, ndërsa komuna e Ferizajt tanimë pothuasje në të gjitha fshatrat ka furnizim me ujë”, tha kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyqi.

“Ky do të jetë shekull që do te bëjë përpjekje çdo shtet për sigurimin e ujit, në ketë shekull do te jetë luftë për sigurimin e ujit dhe jo për sigurimin e naftës, derviateve apo thëngjillit. Ne si qeverisje lokale pa e zgjatur me rëndësinë e kësaj dite dhe rëndësinë e menagjimit të kursimit, krijimit të sasisë, ne së bashku me kryetarin e komunës po bëjmë maksimumin për sigurimin e infrastrukturës dhe burimeve alternative” – tha me këtë rast nënkryetari i komunës, Naim Ferati.

Në këtë takim, zyrtarë nga kompania “Bifurkacioni”, dhanë paksa shifra kundërthënëse sa i përket sasisë së furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Ferizajt.

“Aktualisht në fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të ujit në Pleshinë, KR “Bifurkacioni” ka kapacitet prodhues, trajtues dhe përpunues për rreth 220 litra në sekondë, ndërsa ngarkuesit nëpër fshatra mbi 50 litra në sekondë, pra kapaciteti i përgjithshëm i prodhimit dhe përpunimit të ujit në KR “Bifurkacioni” është rreth 270 litra në sekondë, dhe nëse lidhet për kokë banori i bie 210 litra, që sipas kësaj parallogaritjeje shihet se banorët e Ferizajt kanë ujë të mjaftueshëm për pije, por nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse keqpërdoret”, – tha Jeton Shabani,  nga kompania e ujit “Bifurkacioni”.

“Që nga tetori i vitit 2008, furnizimi me ujë bëhet mesatarisht 20 orë në ditë dhe që normalisht që nuk është e kënaqshme, e sigurisht nuk është as e mjaftueshme, por kjo varet prej burimeve të ujit që ne i posedojmë. “Bifurkacioni” ka zonën e shërbimit në tri komuna, dhe qyteti me 8 fshatra furnizohet  prej katër burimeve sipërfaqësore, të cilat së bashku përbëjnë 125 deri 210 litra maksimumi në sekondë, që kanë mundësi me u trajtu në fabrikën e ujit në Pleshinë. Reduktimet sigurisht që janë gjatë muajit të verës”, – tha Valdet Syla nga  “Bifurkacioni”.

I pari i komunës u shpreh se në Ferizaj nuk ka reduktime të shpeshta.  Ai tha se komuna ka ripërtrirë  bashkëpunimin me qeverinë Zvicërane, dhe se kanë filluar të realizohen disa projekte për furnizim me ujë.

“Nuk ka reduktime të shumta, por ka mungesë të sasisë në periudha të caktuara, por ajo që është përpjekje e jona, tashmë është  e njohur që me të marrë mandatin timë qeverisës, kam konsoliduar marrëdhënien që ka qenë e munguar me shumë partnerë të cilët kanë bërë shumë në projekte të ujit, dhe unë kam gjetur një marrëdhënie të shkëputur me qeverinë Zvicërane,  dhe me të marr mandatin unë kam konsoliduar këto marrdhënie dhe tashmë qeveria Zvicërane vazhdon të jetë mbështetëse ndaj projekteve që kanë të bëjnë me ujin, dhe si rezultat i këtij ndërtimi të sërishëm ne kemi filluar disa projekte, kemi bërë shpime në fshatin Greme për hapjen e puseve të reja, gjithashtu me qeverinë Zvicërane do të ndëryhyjmë edhe në fshatin Komogllavë, gjithashtu edhe në fshatrat Mirosalë, Rahovicë jemi duke shikuar mundësinë e  kyçjes përmes Surqinës, dhe deri sa të bëhet ndërtimi i fabrikës në Talinoc që  e kam nënshrkuar një marrëveshje me Shtrabakun, dhe me kapacitetet që do ti ka kjo fabrikë do të bëjmë zgjidhjen përfundimtare në disa lagje dhe fshtra  që nuk kanë pasur ujë”, tha Aliu.

Ndryshe, sa i përket cilësisë, në takimin e sotëm u tha se në komunën tonë uji ka nivelin e sigurisë 98%.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending